Covidi britanik, prej dy ditësh në izolim total, Londra si qytet fantazmë! Rikthehen pamjet e trishta! 0 16

Një virus i ri Covid, 70% më i rrezikshëm po përhapet nga Britania e madhe në drejtim të Evropës. Virusi i ndryshuar (mutant) Covid është shfaqur në disa raste, edhe në Holandë, Danimarkë dhe Australi. Vetë Holanda ka raportuar se i mbylli fluturimet me Anglinë, po ashtu Franca dhe disa vende të tjera.

Prej dy ditësh, Londra i është rikthyer izolimit total dhe prej saj vijnë sërish pamjet e ashtuquajtura “apokaliptike” që pushtuan shumë shtete gjatë dimrit të 2020. Rrugët e një prej qyteteve më të mëdha europiane pas disa muajsh dukeshin sërish bosh dhe me një qetësi që si asnjëherë më parë është tejet e padurueshme.

Qeveria britanike ka vendosur që në Londër dhe në disa qytete tjera në jug dhe lindje të Anglisë të aplikojnë masën e izolimit të plotë, që të parandalojë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Shqipëria mbyll kufijtë me Britaninënull

Autoritetet shqiptare kanë vendosur të pezullojnë fluturimet nga Britania në Shqipëri nga sot deri në datë 6 janar. Gjithashtu është vendosur që qytetarët që vijnë nga Britania në Shqipëri duhet të qëndrojnë 14 ditë karantinë. Lajmi u njoftua nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e djeshme në një konferencë për shtyp.

Komiteti ka vendosur që të rekomandojë marrjen e masave të shtuara në mbrojtje të shëndetit publik. Autoritetet e Britanisë dhe vendet e BE-së po vlerësojnë impaktin e këtij varianti të ri të koronavirusit. Nisur nga rekomandimet për të kufizuar më tej riskun e përhapjes, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe duke filluar nga ora 6 e ditës së martë deri në 6 janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës 14 ditore për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe” tha ministrja./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Messi mban në ankth Barcelonën, “Pleshti” i dëmtuar humbet finalen e Superkupës 0 5

Lionel Messi mban në ankth Barcelonën. Sulmuesi argjentinas po i nënshtrohet testeve mjekësore për të kuptuar shkallën e dëmtimit në gjurin e majtë. Sipas mediave spanjolle, “Pleshti” ka një problem në tendina dhe si pasojë koha e rikuperimit mund të jetë e gjatë.

1610579090 676970 1610579211 Noticia Normal Recorte1Nuk ka optimizëm edhe në klubin “blaugrana”, ndërsa pasi qëndroi jashtë në gjysmëfinalen kundër Sociedad, Messi pritet të humbasë edhe finalen e Superkupës.
(balkanweb)

 

 

 

 

 

 

 

Vendet që mirëpresin turistë pavarësisht Covid-19, CNN i fton amerikanët të vizitojnë Shqipërinë 0 9

Media ndërkombëtare CNN, i ka kushtuar një artikull vendeve që mund të vizitohen për turizëm, pavarësisht kufizimeve të pandemisë së koronavirusit.

Në artikull shkruhet se udhëtarët amerikanë kanë disa opsione për të udhëtuar.

“Nëse udhëtimi për në destinacione ndërkombëtare të hapura është i përgjegjshëm ose i këshillueshëm, varet nga ju. Kombet mund të ndryshojnë rregullat në mënyrë dramatike në çdo kohë. Ju mund të duhet t’i përmbaheni orarit të ndalimit dhe të vendosni maska. Shkeljet e rregullave mund të përfshijnë gjoba të ashpra, apo edhe burg”,- shkruhet në artikull.

Ajo që vijon është një listë e vendeve, sipas rendit alfabetik, ku është ende e mundur që mbajtësit e pasaportave amerikane të shkojnë për pushime:

Shqipëria

Vendosur në detin Adriatik, Shqipëria mbetet e hapur. Në faqen e internetit të ambasadës amerikane thotë se ndërsa nuk ka kërkesa për test Covid-19 ose karantinë.

Më pas renditen edhe vende të tjera ku nuk është i kufizuar udhëtimi me një test negativ të Covid-19.