Covid në Shqipëri/752 infektime të reja, të larta vdekjet 0 45

Shifra të larta vijojnë të raportohen në Shqipëri lidhur me infektimet nga Covid 19.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 752 raste të reja. Fatkeqësisht 15 persona kanë humbur jetën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2620 testime, 545 të shëruar, 752 raste të reja dhe 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse ende nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40. Është e rëndësishme të telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse  keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Në 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:

Janë kryer 2620 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 752 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

241 raste në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, 14 raste në Mirditë dhe Tepelenë, 12 raste në Korçë, 11 raste në Pukë dhe Kolonjë, 10 raste në Pogradec, 9 raste në Dibër, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Kukës, 6 raste në Malësi e Madhe dhe Gramsh, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Devoll dhe Përmet, 3 raste në Delvinë, 2 në Librazhd, 1 raste në Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 545 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 15 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         752

Të shëruar ne 24 orë      545

Të shtruar në spitale      454

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore              2.620

Testime totale           211.123

Raste pozitive            45.188

Raste të shëruara       23.072

Raste Aktive             21.165

Humbje jete              951

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     11458

Fier          1600

Durrës     1341

Korçë      1124

Vlorë       1121

Shkodër   945

Elbasan   822

Lezhë      776

Berat       764

Gjirokastër  509

Kukës      441

Dibër 264 //Opinion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tea sqaron të vërtetën e puthjes së famshme me një djalë tjetër 0 4

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje

Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 5

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.