Covid/Më shumë se 11 mijë raste aktive në vend, gjysma e tyre në Tiranë 0 47

Situata e koronavirusit në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm në javët e fundit. Kurba e rasteve të reja të personave të infektuar, por edhe e viktimave ka shënuar rritje prej mesit të tetorit.

Aktualisht në vendin tonë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, regjistrohen 11,146 raste aktive. Qarku me numrin më të lartë të të infektuarve është Tirana me 5492 raste pozitive e ndjekur nga Durrësi me 963 raste, Fieri me 905 raste dhe më pas vjen Korça me 713 raste, Shkodra me 634 raste dhe Elbasani me 526 raste.

Rritja e numrit të infektuarve në Shqipëri vjen në një kohë kur Europa është duke kaluar valën e dytë të pandemisë COVID-19 dhe shumë shtete kanë forcuar masat kufizuese.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, raportoi më herët se në 24 orët e fundit janë regjistruar 495 raste të reja, ndërsa bën me dije se 8 persona kanë humbur jetën.

COVID-19 – Statistika (7  Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                              495

Të shëruar ne 24 orë                            141

Të shtruar në spitale                            352

Humbje jete në 24 orë                         8

Testime ditore                                     1927

Testime totale                               137,172

Raste pozitive                            23,705

Raste të shëruara                      12,002

Raste Aktive                            11,146

Humbje jete                                 557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5492

Durrës            963

Fier                  905

Korçë                713

Shkodër            634

Elbasan           526

Lezhë               524

Vlorë             474

Berat             317

Kukës                266

Gjirokastër        221

Dibër 111 /Opinion.al #albaniareport_al#Covid-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.