Covid-i i gjatë, shkencëtarët në panik: Shkatërron mushkëritë, dëmi te pacientët mund të jetë i madh 0 26

Zbulimet sugjerojnë se coronavirusi nuk është vetëm një sëmundje e shkaktuar nga vdekja e qelizave të infektuara nga virusi, por ndoshta është gjithashtu pasojë e këtyre qelizave anormale që mbeten në mushkëri për një kohë të gjatë.

Ekipi i shkencëtarëve ka analizuar mostrat e indeve të mushkërive, zemrës, mëlçisë dhe veshkave të dyzet e një pacientëve të vdekur nga coronavirusi në Spitalin Universitar të Triestes.

– Supozojmë se një nga arsyet e të ashtuquajturit “covid i gjatë” është shkatërrimi i konsiderueshëm dhe i përhershëm i indeve të shëndetshme të mushkërive.

Edhe nëse pacienti shërohet nga pasojat e coronavirusit, dëmi që bën sëmundja mund të jetë i madh – tha Mauro Giacca, profesor në King’s College të Londrës dhe një nga bashkautorët e studimit.

Rritja e provave nga e gjithë bota sugjeron që më pak pacientë që i kanë mbijetuar coronavirusit dhe që konsiderohen të shëruar nga infeksioni fillestar mund të përjetojnë një sërë simptomash më të përhershme.

Të tilla simptoma janë lodhja, gulçimi dhe e ashtuquajtura mjegull mendore (brain fog) një gjendje e panjohur mjekësore, por është një etiketë gjithnjë e më popullore për një grup simptomash që mbulojnë nivel të ulët energjie, nervozizëm, lodhje, vështirësi në përqendrim, dhimbje koke, harresë, mungesë motivimi, depresion, ankth dhe konfuzion. Kjo gjendje shpesh quhet “COVID i gjatë”. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rita Ora nis hetimin: ‘Kush më spiunoi për festën e ditëlindjes? 0 6

Rita Ora ka nisur një hetim për të zbuluar se kush e spiunoi për festën e saj të 30-vjetorit të ditëlindjes.

Sipas Daily Mail, këngëtarja dyshon se një nga miqtë e saj informoi shtypin dhe policinë për grumbullimin e saj të paligjshëm në restorantin ‘Casa Cruz’ në lagjen Notting Hill të Londrës, të shtunën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ishte në izolim.

Ylli i muzikës pop tashmë ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 10,000 funtesh dhe të kërkojë ndjesë të madhe për thyerjen e rregullave anticovid në organizimin e një eventi me një grup të madh njerëzish.

Kensington dhe Këshilli i Chelsea-t kanë konfirmuar gjithashtu se po hetojnë shkeljen e pretenduar.

“Ajo tani po harton një plan loje dhe po vendos kurthe në një përpjekje për të ekspozuar sinjalizuesin, siç bëri Coleen në dramën ‘Wagatha Christie’”, tregoi një burim i besueshëm sipas medias së huaj.

Fillimisht festa e Ritës u raportua se përfshinte 30 persona, por burimet më vonë e theksuan atë si një mbrëmje me vetëm rreth shtatë persona.

Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i Revistës “TOWIE”, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeç, ishin të gjithë në foto të festës. Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë në restorant ndërsa hidhnin sytë në dritare dhe përpiqeshin të hapnin një derë metalike.

Oficerët u panë gjithashtu jashtë shtëpisë së Rita Orës në Londër dhe restorantin ‘Casa Cruz’ të nesërmen. Ajo kërkoi falje përmes një shkrimi në Instagram, për thyerjen e rregullave të pandemisë.

ri3.jpg

Fotoja prekëse që bën xhiron e rrjeteve, mjeku përqafon pacientin e moshuar me Covid 0 6

Ka bërë xhiron e rrjeteve fotoja ku shihet një mjek nga Teksasi, i ndodhur prej kohësh në vijën e parë të frontit kundër pandemisë, teksa përqafon në ditën e Falënderimeve një pacient të moshuar me Covid 19.

Dr. Joseph Varon, shefi  i United Memorial Medical Center në Houston, i tha CNN se kishte punuar 256 ditë pa ndalim deri tani dhe është i frustruar nga numri i lartë i njerëzve të shtruar në spital.

Ai ka shpjeguar edhe foton prekëse ku shihet duke përqafuar një të moshuar, teksa tha se pacientët po vuajn edhe nga virusi dhe nga izolimi.

“Ndërsa po hyj brenda njësisë time, unë pash që një pacient i moshuar po përpiqej të dalë nga dhoma dhe po qante. Kështu që, i afrohem dhe i them ‘pse po qan’ dhe burri thotë, ‘Unë dua të jem me gruan time’.  Kështu që, unë vetëm e kapa, e mbaj, e përqafova dhe nuk e dija se po fotografohesha në atë kohë,” ka shpejguar mjeku.

Ndër të tjera mjeku i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në parandalimin e përhahapjes së koronavirusit, duke respektuar rregullat anti-Covid.