COVID-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 491 raste të reja 0 52

Kosova ka regjistruar 491 raste të reja me koronavirus, dhe 12 viktima në 24 orët e fundit. Këto rezultate kanë dalë pas marrjes së 1,137 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën me dije se po në 24 orët e fundit 66 pacientë janë shëruar.

Prej fillimit të pandemisë, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar për 23,425 të prekur nga Covid-19, ndërsa 744 prej tyre kanë vdekur.

Kujtojmë se rritja e numrit të infektimeve ka bërë që Kosova të marrë masa të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë. Prej orës 20:00 të së premtes deri të hënën, në orën 05:00,  ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës./ Opinion.al #albaniareport.al#rajoni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.