COVID-19/ Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos 3 masat e reja, Fico: Numri total i rasteve aktive, 504 për 100 mijë banorë 0 45

Drejtuesja e ISHP-së, Albana Fico deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve se situata e COVID-19 po monitorohet si edhe ecuria e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara dhe kontakteve te tyre. Fico tha se Komiteti ka vendosur tre masa të reja për frenimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

“Komiteti teknik i ekspertëve pas masave me intensitet të moderuar, me kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00 dhe kufizimit te të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orën 22:00 të darkës, nisur nga vlerësimi në dinamikë i situatës, ka vlerësuar se është e nevojshme të ketë masa shtesë të intensitetit mesatar për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Në mbledhjen e fundit, Komitetin Teknik i Ekspertëve, pasi kemi analizuar situatën dhe risqet, ecurinë e epidemisë në vend dhe përgjigjen e qytetarëve ndaj masave të ndërmarra dhe kemi vendosur:

Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”, deklaroi drejtuesja e ISHP-së.

Sipas saj, situata mbetet e kontrolluar por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.

“Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë. Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar me një javë më parë.
nullNë tre spitalet COVID janë shtruar 406 pacientë. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve ndërkohë që skenarët e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid”, deklaroi Fico.

Ajo tha më tej se terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacientëve në kujdes intensiv.

“Të nderuar qytetarë, edhe një herë ju drejtohemi me thirrje secilit prej jush, për të zbatuar rregullat e vendosura:
Vendoseni maskën;
Ruani higjienën;
Mbani distancë nga të tjerët që nuk janë familjarët tuaj;
Kufizoni kontaktet sa më shumë;

Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vetëm me bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit.
Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së COVID-19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja”, apeloi Fico./BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E pyesin shpesh për të ardhmen, trajneri i Barcelonës “shfryn” ndaj gazetarëve 0 21

Aventura e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës nuk ka qenë shumë pozitive por blaugranët janë ende në garë në La Liga dhe në finalen e Kupës së Mbretit. Trajneri i Barcelonës e ka parë veten në pozita jo komode gjatë konferencave për shtyp, shpesh është pyetur për të ardhmen e tij, ky fakt me sa duke ka bezdisur jo pak holandezin:

Është e çuditshme, më duhet shpesh ti përgjigjem pyetjeve në lidhje me të ardhmen time. Sa herë humbas një ndeshje më pyesni për të ardhmen. Nuk jam dakord me këtë por më duhet ta pranojë. Unë mendoj vetëm të bëj punën time, kam ende një vit kontratë me Barcelonën dhe për mua është një kënaqësi e madhe të jem këtu. E di se çfarë mund të ndodh nëse fitoj edhe nëse humbas”, u shpreh Koeman në konferencë për shtyp përpara finales kundër Athletic Bilbao.

Elvana Gjata dhe Pirro Çako rikthehen me një album dedikuar jetës! 0 16

Elvana Gjata ka çelur ndryshe nga bashkëpunimi me Pirro Çakon duke sjellë një muzikë më të pjekur e tekste që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku, me albumin e parë.

Tani erdhi dhe i dyti dhe Elvana është e kujdesshme ta ndajë suksesin me kompozitorin Pirro Çako i cili kur u duk se u tërhoq nga kompozimi e tekstet e këngëve parpritur si me Parashqevi Simakun iu rikthye frymëzimi me Elvana Gjatën.

Këngëtarja i dedikon një shënim ku thotë:

“Pirro i dashur…

Je nder e krenari i ketij vendi!

Burim muzike qe nuk shteron!

Nje mik i shtrenjt dhe Frymezim!

Te falenderoj nga thellesia e zemres time per cdo emocion, lot gezimi dhe te qeshura pafund qe kam perjetuar gjate krijimit te kesaj buqete me nota shpirti !

Te dua shume @pirrocako

#ÇELU”

Ndërkaq nga sonte në Spotify, Amazon, Youtube gjeni albumin e momentit nga kjo dyshe me titullin “Çelu”.

Elvana thotë se gëzimi dhe hareja për jetën ishte lajtmotiv i këtij albimi që e quajtën “Çelu”.