COVID-19/ Kancelarja Angela Merkel paralajmëron gjermanët: Na pret një dimër i vështirë 0 35

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot për një dimër të vështirë në lidhje me situatën e COVID-19, dy javë në një mbyllje të pjesshme njëmujore, që synon të pakësojë shifrat e rasteve të infektimit.

“Dimri në ardhje do të parashtrojë kërkesa të mëdha për të gjithë ne”, tha ajo në podcast-in e saj javor.

“Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë për mjaft kohë”, shtoi Merkel, duke theksuar se një gjë e tillë do të thotë se njerëzit nuk mund të takohen më aq lehtë sa në të kaluarën.

Komentet e saj vijnë përpara një takimi të planifikuar për të hënën me përfaqësuesit e shtetit, për të vlerësuar efikasitetin e mbylljes së pjesshme të vendit./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Instagram shton opsionin e përzgjedhjes së përemrit: Jemi të hapur për reagime nga komuniteti ynë 0 7

Përdoruesit e “Instagram” tani mund të shfaqin përemrin me të cilin duan të referohen, pavarësisht nga gjinia e tyre e lindjes, një trend që po fiton terren në SHBA midis qarqeve progresive.

“Shtoni përemra në profilin tuaj”, shkroi në Twitter aplikacioni i ndarjes së fotografive dhe videove, i përdorur nga më shumë se një miliard persona në të gjithë botën.

Fusha e re që duhet të plotësohet (pas emrit dhe para pseudonimit dhe biografisë) është fakultative dhe përdoruesi mund të vendosë nëse përemrat personalë të shfaqen në profilin e tij publik ose vetëm për pajtimtarët e tij.

Gjithnjë e më shumë aplikacione po e ofrojnë këtë mundësi, për hir të gjithëpërfshirjes.
“Ndarja e përemrit tuaj është miratuar gjerësisht nga përdoruesit tanë dhe me këtë mjet ne shpresojmë që ta standardizojmë më tej këtë praktikë”, tha një zëdhënës i Facebook, që zotëron platformën popullore.

“Ne kemi një numër përemrash në dispozicion dhe jemi të hapur për reagime nga komuniteti ynë nëse kemi harruar ndonjë që duhet të përfshihet”, shtoi ai. Rrjeti social tregoi, gjithashtu, se opsioni do të shtrihej edhe në vendet e tjera.

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 12

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.