COVID-19 i merr jetën mjekut Bledi Nini 0 59

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar duke treguar sërish se ndërlikimet shëndetësore që ai shkakton nuk janë për t’u nënvlerësuar.

Mjeku otorinolaringorolog Bledi Nini ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Itali, ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

Kolegë të tij, të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT), ndanë në rrjetet sociale lajmin e hidhur të humbjes së parakohshme të tij.

I specializuar për trupat e huaj në rrugët e frymëmarrjes, Nini, 48-vjeç, shërbente prej së paku dhjetë vitesh në Departamentin e ORL-Okulistikës në të ashtuquajturin Spital Francez në QSUT.about:blank

Ky është rasti i dymbëdhjetë i bërë publik i ndarjes nga jeta të mjekëve nga COVID-19 në Shqipëri.

Më parë kanë humbur jetën Anibal Byberi, Astrit Haziri, Hysni Shkjau, Arian Pushi, Esat Pashaj, Muharrem Xhepexhiu, Sefer Dervishi, Ilirjan Draçit, Eduart Dhamo, Shaqir Shehu dhe Ibrahim Kaziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Princ Harry mbërrin në Angli për varrimin gjyshit të tij, por pa Meghan Markle 0 8

Princi Harry është kthyer në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip i cili ka vdekur të premten në moshën 99-vjeçare.

Revista “People” ka konfirmuar se Harry ka arritur të dielën nga Kalifornia, ku po jeton me bashkëshorten Meghan Markle dhe djalin e tyre dy vjeçar, Archie.Rikthimi i princit 36-vjeçar në vendin e lindjes është bërë për herë të parë pas një viti.

Kjo po ashtu do të jetë hera e parë që ai do të takohet me anëtarët e familjes së tij pas krizës së shkaktuar nga deklaratat e Meghan në intervistën me Oprah Winfrey, lidhur me familjen mbretërore.

Ndërkohë, Meghan nuk do të marrë pjesën në varrimin e Princit Philip pasi që mjeku e ka këshilluar që të mos udhëtojë për shkak të gjendjes së saj me shtatzëninë.

Mësohet se ajo do të lindë fëmijën e saj në sjellë në jetë, fund të kësaj pranvere, një vajzë.Varrimi i Princit Philip do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm rrethit të ngushtë të familjarëve, për shkak të pandemisë me COVID-19.

 

 

 

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 8

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.