Covid-19 i merr jetën ish-deputetit të PS dhe trajnerit të mundjes Shkëlqim Troplini 0 47

Shkëlqim Troplini, ish-deputet i PS dhe trajner mundje, nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta sot si pasojë e infektimit me Covid-19.

Prej javësh Troplini ishte infektuar me Covid-19 dhe po merrte mjekim në shtëpi. Gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë në spital, ku është futur në intubim.Shkëlqim Troplini ka qenë një ndër lojtarët më të sukseshëm të mundjes shqiptare, teksa në vitin 1994 është shpallu kampion Kombëtar në xhudo. 55 vjeçari ka përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Atlantës në vitin 1996, ndërsa është renditur mes 8 lojtarëve më të mirë në kampionatin Europian të Mundjes në vitin 1995. /Newsbomb #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tërmeti tragjik/ Varhelyi publikon pamjet e trishta nën rrënoja: BE vazhdon të jetë pranë Shqipërisë, rindërtimi transparent 0 9

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, jep një mesazh në 1-vjetorin e tërmetit tragjik që tronditi Shqipërinë, teksa publikon publikon pamje të trishta nga rrënojat dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Varhelyi shkruan se edhe pas një viti Bashkimi Evropian vijon të qëndrojë pranë Shqipërisë, duke ndihmuar në rindërtimin e shkollave dhe vendeve të trashëgimisë kulturore, të dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Evropian në shkurt, Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë, për të rindërtuar shkollat dhe vendet e trashëgimisë kulturore. E rëndësishme është që rindërtimi pas tërmetit ndjek parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe ndërtimit më të mirë”, thekson komisioneri.

 

(BalkanWeb)

Kiara e bëri zgjedhjen e saj “Liqeni i Butrintit apo i Ohrit”? cfarë nënkuptoi ajo me përgjigjen e saj ?! 0 13

Moderatorja Kiara Tito ishte një ndër të ftuarat e të shtunës që lamë pas në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Ashtu siç dihet tashmë, secili prej të ftuarve merr pjesë në afterparty-n pas emisionit, ku përballet me pyetje pikante të cilave duhet t’i përgjigjet.

Kësaj here, pyetjet Kiarës ia bëri mikesha e saj e ngushtë, moderatorja Liesa Haxhiasllani.

Kiara s’mund t’i shpëtonte kurrësesi një pyetjeje lidhur me këngëtarin Butrint Imeri, me të cilin është përfolur aq shumë për një lidhje por nuk e ka pranuar kurrë.

Në fakt, pyetja që iu bë ishte me spec, pasi Kiara u vu përballë zgjedhjes:

“Më i bukur liqeni i Butrintit apo i Ohrit?”

“Të dy të bukur janë”- u përgjigj ajo, por e pyetur se ku ka kaluar më mirë, ajo theksoi atë të Ohrit.

Me këtë përgjigje, moderatorja nënkuptoi edhe një mesazh për të gjithë kuriozët, duke lënë të kuptohet se Butrinti është “e shkuar e harruar”, të cilën s’preferon ta rikthejë më në jetën e saj, pasi nuk ka kaluar “edhe aq mirë”.