Covid-19 hesht festimet për Vitin e Ri, si u prit 2021 në kushte pandemie! 0 23

Nata e ndërrimit të viteve u festua si asnjëherë tjetër, me njerëz që më shumë se kurrë donin të hidhnin pas një vit e të harronin të gjitha ndodhitë e tij, duke shpresuar se viti i ri as që do i ngjajë atij. Shfaqjet tradicionale të fishekzjarrëve kanë qenë më të zbehta se kurrë më parë dhe sheshet kanë qenë bosh pa turma njerëzish, për shkak të kufizimeve anti-Covid.

Festimi i Vitit të Ri ndryshoi shumë nga kushtet e pandemisë dhe ashtu si në çdo fushë tjetër që ndryshuam mënyrën e jetesës, ndryshuam edhe mënyrën e të festuarit dhe gëzuarit.

Disa qytete të mëdha anuluan ose zvogëluan festimet e tyre tradicionale, ndërsa një pjesë e vogël e vendeve pa koncerte e festa si në vitet e tjera, ishin në gjendje të organizonin disa aktivitete të thjeshta.

One million people usually crowd Sydney Harbour, Australia to watch the annual fireworks, but this year authorities advised revellers to watch the fireworks on television in an attempt to curb new COVID-19 outbreaks. [Mark Baker/AP Photo]

Një milion njerëz zakonisht grumbullohen në Sydney Harbour, Australi për të parë fishekzjarret, por këtë vit autoritetet këshilluan qytetarët të shikonin fishekzjarret në televizion në një përpjekje për të frenuar shpërthimet e reja të COVID-19.

Një çift pozon përpara dritave zbukuruese në Athinë në sheshin qëndron teksa zakonisht sheshi është plot

Një grua kërcen ndërsa bën foto në një rrugë bosh që normalisht është i mbushur me njerëz në prag të Vitit të Ri, në Xhakarta, Indonezi

Fishekzjarret në Taipei, Tajvan.

Njerëzit shijojnë performancën e The Black Seeds në Hagley Park në Christchurch, Zelanda e Re. Vendi nuk ka raportuar raste me COVID-19 së fundmi dhe festimet e Vitit të Ri atje ishin si vitet e mëparshme

Fishekzjarret pas kullave të Kremlinit në Moskë, Rusi

Njerëzit mbajnë qirinj për të mirëpritur vitin e ri në Lahore, Pakistan.

Fishekzjarret mbi Pyongyang gjatë festimeve të Vitit të Ri në kryeqytetin e Koresë së Veriut. Vendi thotë se nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus, por shumica e njerëzve kishin maska

Shumë Afrikanë të Jugut kanë lënë fishekzjarre për qirinj për të festuar natën e Vitit të Ri mes kufizimeve të COVID-19

Një burrë vrapon përpara Portës së Brandenburgut në Berlin, Gjermani.

Fishekzjarret në Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Një shfaqje dritash mbi Londër, ndërsa kryeqyteti britanik mirëpriti një vit të ri pa turmat e zakonshme të festuesve

Fishekzjarret ndriçojnë qiellin mbi Harkun e Triumfit gjatë festimeve të Vitit të Ri në Champs Elysees në Paris, Francë

Shfaqje fishekzjarrësh në Puerta del Sol në Madrid, Spanjë

Shfaqja e fishekzjarreve të Vitit të Ri ndriçon qiellin mbi Urën Erasmus në Roterdam, Hollandë

Një çift feston gjatë natës së Vitit të Ri në plazhin e Copacabana në Rio de Janeiro, Brazil

Shfaqje festive në Times Square në Manhattan, New York City/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Helmimi i nxënësve në “Don Bosko”, nën hetim drejtori dhe inxhinieri, policia: Ndezën kaldajën me gaz pa miratimin e ISHTI-t 0 9

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetas, si përgjegjës për helmimin e disa nxënësve në një shkollë jopublike në “Don Bosko”, pasi sipas uniformave blu, kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se janë nën hetim drejtori i shkollës, shtetasi B. S., dhe inxhinieri E. D.

Njoftimi i policisë:

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti) që plotëson kushtet e armës së ftohtë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. A., 20 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

H. V., 55 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/l ;

S. Z., 33 vjeç, pasi ka aksidentuar një mjet dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi E. P., 23 vjeç, pasi ka ndihmuar shtetasin S. Z., duke i larguar mjetin e tij nga vendi i ngjarjes me një karrotrec dhe ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit së policisë gjyqësore duke e mohuar këtë fakt;

D. F., 66 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur;

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

“Drejtësia për 21 Janarin e papërfunduar”, Rama para familjarëve të viktimave: Po pastrohet llumi në drejtësi, sfida jonë… 0 4

Në 10-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve para Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, në Kryeministri janë ftuar familjarët e viktimave, të cilët qeveria i ka shpallur dëshmorë dhe kanë përfituar nga ndryshimi i ligjit për dëshmorët e atdheut të ndryshuar në vitin 2018.

Kryeministri Rama tha se pas 10 vitesh është koha për reflektim, se pse nuk është përmbushur ende drejtësia për 4 të pafajshëm: Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, që u vranë gjatë protestës së opozitës më 21 janar 2011.


I pari i qeverisë shtoi se sistemi po fillon të pastrohet nga llumi i gjyqtarëve që e sakatuan drejtësisë për 21 Janarin, pasi sipas tij kryeministri s’mund të japë drejtësi në një sistem demokratik, por është gjykata ajo që e bën.

 

Nga ana tjetër Rama u shpreh se pas 21 Janarit ka ndryshuar qasja që qeveria ka për protestat.

“Sot kemi të gjithë arsyet për t’u përulur me mirënjohje të madhe përpara kujtimit të këtyre 4 dëshmorëve, humbja e jetës së të cilëve vuri një vijë të kuqe dhe të lexueshme për të gjithë duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirinë dhe të drejtën për të protestuar.

 

 

Unë jam sinqerisht krenar që ne si pjesë e asaj përpjekje në një kohë tjetër dhe tejet të vështirë dhe të ngatërruar me marrjen e përgjegjësisë së madhe, të përgjegjësisë së vendit kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë.

Ne kemi garantuar një reagim proporcional duke mos lejuar që në radhë të parë jeta e protestuesit të mos vihet asesi në pikëpyetje dhe dinjiteti i protestës që është dinjiteti i shoqërisë të mos shkelet në emër të mbrojtjes së gardhit apo hapësirës përtej gardhit pavarësisht ekseseve të përsëritura me të cilat e gjithë shoqëria është përballur drejtpërdrejt duke ndjekur zhvillimin e protestave.

Është kthyer në normë që protesta të jetë nevojë e së drejtës për tu dëgjuar dhe si asnjëherë më parë qeveria, jo vetëm ka pasur vullnetin për të dëgjuar, por edhe karakterin për të reaguar e kërkuar ndjesë kur protesta ka shpalosur përmes së drejtës së vetë arsye që kanë treguar se ka qenë qeveria në pozitën e palës që duhet të tërhiqet dhe protestuesit në pozitën e palës që duhet të dëgjohen e vlerësohen duke iu dhënë të drejtë për argumentin.

21 janari është shembulli i degradimit të pushtit tek shembulli i forcës, jo tek forca e shembullit. Sa herë flitet për të e sa herë vjen, unë jam i vetëdijshëm se shumë zemra të tërbuar ngrenë shqetësimin, pikëpyetjen dhe akuzën ndaj nesh duke thënë një të vërtetë: Që drejtësia për 21 janarin është e papërfunduar, larg së qenit e përfunduar, por duke ngatërruar nga ana tjetër kohën që kemi sot, se kryeministri e qeveria nuk mund të bëjë atë që bën drejtësia. Qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as kryeministri apo ministri s’mund të ngrenë akuza penale për t’ja çuar gjykatës së partisë. Është pushteti gjyqësor ai që i bën të tëra këto, një pushtet i pavarur në demokraci.

Secili nga pjesëmarrësit në atë tragjedi për të vënë në vend të drejtën e padiskutueshme të të gjithë të afërmve, prindërve, nipërve, motrave e vëllezërve, për të vënë në vend, ashtu si të gjithë familjarët, miq e të afërm sa herë ajo plagë dhëmb nuk kanë se si marrin frymë të lehtësuar, prej faktit se nuk është bërë drejtësi.
Jemi në mes të rrugës në cdo drejtim, sic janë sot kantieret e rindërtimit pas tërmetit.

Ku janë sot ata që sakatuan të drejtën e të gjithë familjarëve, që sakatuan të drejtën e tyre për të parë drejtësi? Një pjesë e tyre nuk janë më, janë larguar nga drejtësia si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet. Një pjesë tjetër janë larguar duke dhënë dorëheqjen si pjesë e llumit që s’mund ta kalonin filtrin, një pjesë tjetër janë ende në punë se nuk ju ka ardhur radha të kalojnë në filtrin e vettingut. Kjo është pasqyra krejt e ngjashme si në sektorin e rindërtimit. Shumëkush mendon se me vettingun dhe pastrimin e llumit mbaron llogaridhënia e këtyre njerëzve. Mbase shumëkush ka menduar se vettingu është një shkallë ndëshkimore për sistemin, jo, vettingu është filtri që pastron prurjet në sistem, pjesë e të gjithë një infrastrukture të vjetër, për të ngritur themele të reja, për të garantuar që organizmi i drejtësisë së re është pastruar nga metastazat e kancerit që degradoi sistemin, organizmin e shtetit. Do të jetë pikërisht faza tjetër, ajo e sistemit të pastruar nga kanceri që do të realizojë atë që njerëzit presin me padurim, goditjen e gjithë atyre që e morën peng drejtësinë për vite të tëra dhe e bënë vendin një vend ku e drejta u kthye në një mall që shitet e blihet. Sfidë e madhe mbetet zëvendësim i i gjakut të prishur me gjak të ri”,- tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)