COVID-19, Biden: Nuk do të vendos bllokim total mbarëkombëtar 0 28

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden tha dje se nuk do të detyrojë bllokim kombëtar, pavarësisht ringjalljes së pandemisë së COVID-19 në vend në javët e fundit.

“Asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë në sytë e mi një bllokim total kombëtar. Unë mendoj se do të ishte kundërproduktiv”, tha demokrati në një konferencë shtypi në Wilmington, Delaware.

“Unë nuk do ta ndal ekonominë, pikë! Unë do të ndaloj virusin”, shtoi ai, duke siguruar se do të ndjekë rekomandimet e shkencëtarëve pas vendosjes së tij në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Biden e ka bërë luftën kundër pandemisë përparësinë numër një në mandatin e tij të ardhshëm.//ATSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 4

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 5

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…