COVID-19/ Basha me pensionistët: Ruani veten, qeveria s’po bën asgjë 0 97

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me pensionistët në njësinë nr.4 në Tiranë, me të cilët ka folur në lidhje me vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha është shprehur se qytetarët duhet të mbrojnë veten, pasi qeveria nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar.

Sipas Bashës,  kryeministri Edi Rama nuk mendon për qytetarët, por paratë e shtetit ua çon miqve të tij. Kryedemokrati theksoi se rimbursimi i ilaçve është jetike për pensionistët, pasi dhe pensionet janë shumë të ulëta.

“Të jeni sa më të kujdesshëm, shendeti e jeta juaj është më kryesorja. Sic marr unë cdo masë i takon edhe fëmijëve tuaj. Askush s’po na vjen në ndihmë, të bëjmë gjithcka kemi në dorë për të ruajtur shëndetin. Situata po përkeqësohet shumë shpejt. Kemi sot mbi 540 të vdekur dhe për fat të keq do të shtohet. Është faji i kryeministrit, rri në Instagram e facebook poston foto. I merr paratë ia con miqve të vet. Shteti duhet të rimbursojë ilacet për të sëmurët. Ndaj kemi kërkuar të rimbursojë. Kemi kërkuar 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vend të marrë masa, gjithë ditën rri në Instagram e facebook sulmon opozitën, sulme politike. Është faji e përgjegjësi e tij. Pandemia do bëjë të veten por edhe qeveria duhet të bëjë të veten. Të rrisë në radhë të parë testimet. Një grua me tha djalit iu deshën 7 ditë për tampon. Janë cështje akute që kanë të bëjnë me jetën e shëndetin e njerëzve.Nuk kam ardh për propagandë, se zgjedhjet do të vijnë e më 25 prill ne do fitojmë e do e shërojmë Shqipërinë, por sa njerëz do paguajnë me jetë papërgjegjshmërine e një kryeministri që rri në Instagram e facebook. Me këto ritme, të gjitha spitalet covid po mbushen plot. Sa medikamente ka marr masa qeveria, c’po ndodh me faturat e kripura? Po të tjerët, shumë raste nuk po marrin dot trajtimin e duhur. Nuk janë marrë masat. ka patur një vit kohë të përgatitet. I dhamë një plan me 5 pika. me eksperët tanë për të dalë nga situate. E kalon ditën me barsaleta ndërsa njerëzit nuk kanë para të blejnë ilacet. Sot këtë takim e nis me një lutje bëni gjithcka të mbroni shëndetin tuaj. Qeveria s’po mbron askënd. E kalon kokën duke sulmuar opozitën e duke transferuar paratë e shqiptarëve te miqtë e vet. Shqipëria e ka mundësitë për një mbështetje minimale. Ka nevojë biznesi i vogël mos mbyllet, shëndetësia ka nevojë, mjekët. Paratë ekzistojnë, t’jua japë njerëzve në nevojë, duke nisur me pensionistët.” -u shpreh Basha./ Opinion.al #albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!