Ç’ndodh pesë minuta para kafes me shoqet e ngushta, jua tregojnë Arbana dhe Xhemi! 0 20

Arbana dhe Xhemi janë shoqet e ngushta më të famshme të showbiz-it shqiptar.

Miqësia e tyre ka nisur vite më parë dhe vazhdon të jetë po aq e fortë edhe sot.

Dy vajzat s’bëjnë dot pa njëra-tjetrën dhe s’kalon ditë që ato të mos takohen apo të bisedojnë së bashku.

Madje, në rrjete sociale Arbana dhe Xhemi na kënaqin shpesh me “situata mes shoqeve të ngushta”, siç ka qenë edhe kjo e sotmja.

Dy moderatoret janë takuar sot për kafe, por ç’ndodhi pesë minuta para kafes do thoni ju?null

E ka treguar vetë Arbana në InstaStory!

“Meqë kafet janë eveniment këto kohë, shikoni ç’ndodh 5 minuta para kafes.”- shkruan ajo.

“Para kafes vjen gjithmonë edhe pyetja “ça ke vesh derr” dhe dërgohet një selfie ilustruese. Shoqet e ngushta e dinë ku e kam fjalën.”- shkruan Arbana.

A nuk veprojnë kështu të gjitha shoqet e ngushta?/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas sherrit të bujshëm, Fationi LARGOHET nga ‘Përputhen’ dhe bën deklaratën BOMBË: ‘Janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin…’ 0 9

Fation Kuqari u përfshi në një debat të ashpër në puntatën e ditës së hënë të “Përputhen”. Ai dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar programit, nuk i kursyen të sharat dhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Menjëherë pas sherrit, Fationi ka deklaruar largimin e tij nga “Përputhen”. Me anë të një statusi të gjatë në Instastory, ai ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e programit.

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga “Përputhen”. Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lartë, dua t’iu them që Fationi del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi por kur ndizen kamerat të fryjn dhe thonë “Thuaje po je burrë” ose “Hë thuaje se je mësuar me sulme”. Ka pasur disa puntata që jam penduar që ka degraduar situata, jo për ata që janë atje, po për familjen që më ndjek apo për këdo që ka pasur simpati për mua. Por këto puntatat e fundit nuk më pëlqejnë as mua, kam dalë shumë nga vetja, jo se kanë ndryshuar gjëra por jam lodhur me këtë hipokrizi, viktimizim, mashtrim dhe intriga nga konkurrentët, ndaj del Fationi nga vetja se sheh atë që nuk e shihni dot ju dhe nuk bëhet dot pjesë e tyre. Dal nga vetja se e dinë pikën time të dobët që nuk shtirem dot dhe bëjnë aleancë për të më sulmuar sepse vetëm kështu marrin vëmendje nga publiku. Janë bërë motra e vëllezër dhe dashnorë me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj aq keq për gjëra të vogla në dukje”, ka shkruar Fationi mes të tjerash. Ai e ka mbyllur duke i kërkuar falje produksionit, autores, Arjan Konomit, Bora Zemanit dhe publikut.

-640-0-6005d8afa42e7.jpg

E patë? Ndërhyn produksioni në studio! Plas sherri mes Fationit dhe djalit të ri, zbuloni ARSYEN! 0 9

Një situatë e pazakonte është krijuar në puntatën e sotme në “PërPuthen”, ku Fationi dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar emisionit, u përfshinë në një konflikt.

Gjithçka nisi pasi Lediana kërkoi të largohej nga emisioni, ndërsa Erisi mori fjalën, duke thënë se shkak për këtë janë bërë pikërisht ofendimet dhe injorimet që ajo ka marrë nga konkurrentët e tjerë, duke përmendur Melisën.

Por ai u kundërshtua nga Fationi dhe mes tyre nisi një debat i fortë.

Por në një moment, Fationi u ngrit nga vendi dhe shkoi në drejtim të Erisit, ndërsa të gjithë djemtë e tjerë u ngritën për të mos i lënë ata që të përfshiheshin në një konflikt fizik, ndërsa transmetimi u ndërpre.

Sherri agravoi aq shumë sa u desh edhe produksioni të ndërhynte në studio, siç mund ta shihni në foton më poshtë.

640-0-6005c80a2afb6.png