Çmimet e paketave në stratosferë: Kompanitë celulare me detyrime të prapambetura prej vitesh, ku i çojnë taksat?! 0 57

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare pas ankesave të pafundme të qytetarëve duket se po mundohet të shtojë kërkesat dhe kontrollin mbi operatorët telefonikë. Pak ditë më parë, përmes një procedure prokurimi, është kërkuar një konsulent për të bërë një rishikim dhe plotësim të kuadrit të tij ligjor duke synuar në plotësimin e disa boshllëqeve si dhe zgjidhjen e ngërçeve në disa hallka.

Taksa të papaguara!

Një nga qëllimet kryesore të ndryshimeve është mbledhja e detyrimeve të prapambetura që kanë krijuar operatorët ndër vite. Madje AKEP kërkon që mbledhja e detyrimeve të prapambetura t’i jepet si një e drejtë dhe titull ekzekutiv. Çka do të thotë që përmes këtij titulli AKEP do mund t’i vjelë këto detyrime edhe me forcë.

Në këto kushte AKEP kërkon që me përshtatjen në kuadrin ligjor të mbledhë në vijim detyrimet e prapambetura që i kanë operatorët ndër vite duke kërkuar që faturat që lëshohen nga AKEP të jenë titull ekzekutiv.

Nuk e dimë se ku i çojnë kompanitë celulare taksat që pretendojnë se paguajnë nëpërmjet nesh, po aq sa nuk dimë as përse tarifat e kompanive celulare në Shqipëri janë më shtrenjtë dhe me më pak oferta se tjetërkund në botë.

OK! Një gjë e dimë me siguri, kompanitë abuzojnë-klientët abuzohen. Normalisht, kompanitë gjejnë vend e bëjnë kuvend. Teksa kontrolli mbi to është i papërfillshëm e i paguximshëm, ato gjejnë madje edhe kurajon të gënjejnë me reklama boshe me paketa që nuk japin as çerekun e asaj që ju marrin qytetarëve e me një sërë shkeljesh të tjera që i kemi trajtuar e do i trajtojmë në vijim!

Jemi ankuar publikisht dhe i kemi bërë thirrje Autoritetit të Konkurrencës dhe AKEP, dhe do vijojmë tu bëjmë, ndonëse kemi bindjen se edhe ata nuk do e prishin fare terezinë. Thjesht do mjaftohen me ndonjë paralajmërim të zbehtë si ky i fundit.

AKEP kërkon rritjen e taksave

Po ashtu, AKEP sjell në vëmendje se operatorët e tregut duhet t’i paguajnë më shumë para.

Kështu referuar dokumentit thuhet se strukturat e AKEP gjykojnë se pagesa vjetore për institucionin nga operatorët, e cila nuk duhet të kalojë 0,5% të të ardhurave të tyre vjetore për komunikimet elektronike sipas dispozitave aktuale, duhet të rritet në nivelin 0,8%.

“Një kërkesë e tillë, që do ta çonte nivelin në mesataren evropiane është e justifikueshme, por do të ishte e pranueshme me kusht që tepricat e pagesave nga operatorët për AKEP të mbarteshin në buxhetet pasardhëse dhe që të bëhej një gjest lidhur me uljen e tarifës për përdorimin e frekuencave dhe taksës për shërbimet e radiokomunikacioneve që mblidhen nga AKEP, si agjent tatimor, për llogari të Ministrisë së Financave. Gjithashtu, do të ishte e drejtë që të dyfishohej pjesa që i takon AKEP nga mbledhja e kësaj takse, nga 5 në 10% të totalit.”- vlerëson AKEP.

Në fakt mbetet për tu parë se çfarë do ndodhë realisht me tregun e telekomunikacionit. Vetëm pak javë më parë ishte AKEP që lajmëroi se sipërmarrësit janë të detyruar të paraqesin në AKEP informacionin mbi tarifat e shërbimeve, si dhe çdo ndryshim të tyre me arsyetimet mbështetëse, jo më vonë se 15 ditë para hyrjes në fuqi të tarifave ose ndryshimeve të tyre.

Por, po ashtu, dy ditë më parë ju njohëm me rritjen e papritur të paketave nga Vodafone, teksa Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk ndërmori asnjë veprim rreth kësaj.

Ndërkaq, kur pakënaqësitë ndaj kompanive celulare vijnë në rritje dhe ndërhyrja nga AKEP dhe AK është shumë e nevojshme, kjo e fundit mori një vendim aspak normal dhe të papranueshëm, duke mbyllur në heshtje hetimin e hapur për oligopolin e shkurtit të organizuar nga kompanitë celulare.

Në mënyrë të qartë dhe në shumicë institucionet rregullatore të tregjeve dhe AKEP, që lidhet drejtpërdrejtë me çështjen, dhe që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të mbrojtur interesat publike, me veprimet dhe mosveprimet e tyre i shërbejnë interesave të tilla me shenja të qarta subjektivizmi dhe korrupsioni.

Kush e drejton realisht këtë treg? Monopolet, politika e jashtme, krimi ekonomik? Gjithçka mund të duket e kuptueshme, por perandoria e kompanive celulare jo. Mbrojta e konsumatorit është akoma në nivele OJF-sh që luftojë për mbijetesë, e që në kërkim fondesh, duan ta mbajnë mirë me të gjithë./iconstyle.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Heqja e kufizimeve nga BE, Manastirliu: Lajm i shumëpritur, shenjë që po shkojmë drejt normalitetit që dëshirojmë! 0 18

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian, për të hequr kufizimet e udhëtimeve për tre shtete të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Me anë të një statusi në rrjete sociale, Manastirliu e cilëson këtë vendim si një lajm të mirë dhe të shumëpritur.

Më tej ajo shton, se ky vendim, është një ogur i mirë që shpejt po shkojmë drejt një normaliteti që të gjithë dëshirojmë.

Ministrja gjithashtu, gjeti rastin të bënte një apel për të gjithë qytetarët, duke i kërkuar të mos ulim vigjilencën në “këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”.

“ Lajm i mirë
Dakordësia e vendeve të Bashkimit Europian për të hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë është padyshim një lajm i mirë
Një lajm i shumëpritur për të gjithë shqiptarët por edhe një shenjë e mirë se po shkojmë drejt normalitetit që të gjithë dëshirojmë
Por sërish një apel për të gjithë qytetarët: Të mos e ulim vigjilencën, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë”, shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë:

Mbi 2,38 miliardë vaksina të administruara në botë kundër Covid-19 0 19

Në botë deri më tani janë administruar mbi 2 388 miliardë doza të vaksinave kundër COVID-19. Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinave kundër COVID-19 në botë, me 892,77 milionë doza, e ndjekur nga SHBA-ja me 309,32 milionë doza.

India ka administruar 254 milionë doza, Brazili mbi 78 milionë, Britania e Madhe 71 milionë dhe Gjermania mbi 60 milionë doza, Franca 44 milionë, Italia 42 milionë dhe Meksika rreth 37 milionë.

Turqia renditet e 10-ta në listë me mbi 34,16 milionë doza të administruara.

Ndër vendet me numrin më të madh vaksinave të administruara për kokë banori janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), ku janë administruar gjithsej 139,61 doza të vaksinave në 100 banorë, ndërsa vijojnë Malta, San Marino, Izraeli, Bahreini, e të tjera.

Shumica e vaksinave kundër COVID-19 administrohen në dy doza, kështu që numri i vaksinave të administruara nuk është i njëjtë me numrin e personave të vaksinuar plotësisht.