‘Ç’janë këto emisione, pash Zotin’ Moderatorja reagon për herë të parë dhe nxjerr ‘zbuluar’ shkrimtaren 0 47

Një video e shkëputur nga emisioni “Pasditja ime” në RTSH me protagoniste shkrimtaren Mimoza Ahmeti bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Në videon e publikuar duket sikur Ahmetit i është ndërprerë fjala për shkak të reklamës, apo të të ftuarit tjetër dhe prandaj ajo u acarua. 

“Po ç’është kjo ftesë moj më qafsh, paj zotin, ça janë këto emisione. Më falni aa! Drejt për drejt je?! A më fal të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’i prerë fjalën se erdhi reklama e erdhi tjetra”,- tha shkrimtarja gjatë transmetimit live. 

Duke parë reagimin shumë personave të cilët kanë vërshuar në komente në rrjetet sociale, gazetarja Gerta Gixhari ka dashur që të bëjë një sqarim për publikun.

“Në Instagram kam postuar pjesën e plotë të momentit ku kuptohet shumë qartë që unë nuk i kam ndërprerë fjalën, madje librin ja dhashë me dorën time, megjithëse kishte kaluar koha televizive për të cilën Moza ishte vënë në dijeni. Ajo reagoi ashtu pasi donte të qëndronte më shumë duke marrë kohën e të ftuarve të tjerë”,- ka thënë Gixhari për Top Albania Radio.

Ajo ka ri-postuar videon e emisionin, por këtë herë më të plotë ku tregohet qartë se çfarë ndodhi gjatë emisionit që dërgoi në acarimin e shkrimtares Mimoza Ahmeti.

“Ky është momenti real që kundërshton çdo mendim të supozuar se ia ndërpreva fjalën teksa lexonte”,- shkruan Gixhari bashkëngjitur videos. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 5

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.