Cila është masa e nevojshme e aktivitetit fizik për fëmijët 0-10 vjeç 0 54

Aktiviteti fizik përgjithësisht përqendrohet te moshat e rritura, por shpesh harrojmë që edhe fëmijët kanë nevojë për aktivitet fizik. Dorian Meta, koordinator i Programeve Profesionale “Operator Fitness” tregon për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare” disa këshilla të vlefshme mbi aktivitetin fizik te fëmijët si dhe ndikimin e tij në zhvillimin psiko-motor te grupmosha 0-10 vjeç. Sipas sugjerimit të “American Academy of Pediatrics”, fëmijët duhet të bëjnë aktivitet fizik jo më pak se 30-60 minuta në ditë. Kjo pasi ky aktivitet ka funksione të shumta në aspektin psiko-social dhe shëndetësor të fëmijës. Në asnjë mënyrë nuk duhet menduar që ekziston një aktivitet sportiv ideal për fëmijën, pasi janë të shumta problematikat në interpretimin e lojës sipas fazave të zhvillimit të vetë fëmijës. Arsye kjo, e cila rrit rëndësinë që fëmija të jetë ai që zgjedh lojën e tij dhe jo të jetë i induktuar nga prindi apo familjarë të tjerë. Aktiviteti duhet të jetë interaktiv, në ajër të pastër, por mbi të gjitha të ketë varietet në zhvillimin harmonik të kapacitetit motor të fëmijës. Pra, loja duhet të përshtatet me moshën e fëmijës që e luan. Aktiviteti fizik duhet të diferencohet sipas fashave të rritjes dhe grupmoshave në të cilën fëmija bën pjesë, kjo për të reduktuar stresin e fëmijës, pasi nëse luan me më të rritur, mund të krijojë aludime si i paaftë në ekzekutimin e lojës së më të rriturve, arsye kjo që duhet të kujtojmë gjithmonë disa pika kyç në rëndësinë e zhvillimit psiko-motor sipas moshave.

– Për fëmijët nën moshën 2 vjeç duhet që prindërit të propozojnë lojëra të thjeshta dhe me pak strukturë logjike, pasi fëmija në këtë grupmoshë humbet shpejt interesin për atë çka bëhet dhe zhvillohet.

– Fëmijët në moshën parashkollore duhet të marrin pjesë në aktivitete që lejojnë zhvillimin kreativ psikologjik, në zbulimin e hapësirë/kohës. Duhet të jenë të pakta rregullat e këtyre aktiviteteve për të mos ndërprerë vazhdimisht lojën dhe me komanda të thjeshta. Si të vraposh, të notosh apo të luash me top.
-Fëmijët e grupmoshës 6 deri në 9 vjeç kanë kapacitete motore më të mira dhe janë të vetëdijshëm për trupin e tyre dhe për hapësirën që zotërojnë, me ekuilibër më stabël dhe mundet të fillojnë sporte të organizuara me rregulla flesibël, ku pikësynimi dhe fokusi duhet të jenë në aspektin e kënaqësisë se në atë të kompeticionit. Është një hap themelor ky për të krijuar një gjeneratë pozitive dhe korrekte ku vlerat trashëgohen dhe ndihma për shokun është prioritare.
-Për fëmijët nga mosha 10-12 vjeç duhet të shtohet vëmendja tek zhvillimi i kapaciteteve motore, të jepen informacione taktike dhe strategjike për kontrollin dhe monitorimin e trupit, si dhe të aplikohen lojëra interaktive me informacione kërkimi dhe studimi edhe gjatë lojës. Të ketë aktivitet të fokusuar në zhvillimin e masës muskulore.

-Adoleshentët janë shumë të influencuar nga bashkëmoshatarët e tyre, arsye kjo që duhen zgjedhur lojëra dhe aktivitete që atyre u intereson. Të jenë në shoqëri dhe në grupe për të siguruar vazhdueshmëri të interesit, duke futur këtu edhe sportet me kompeticione. Bëhet i rëndësishëm mirëkoordinimi i figurave shoqëruese të fëmijës (familja, shoqëria, kopshti, shkolla, etj.) për të garantuar ecuri konstante sipas moshës, por mbi të gjitha një mirëperceptim të vetvetes për të eliminuar problematika madhore, që mund të mbarten gjatë zhvillimit si depresioni, ankthi apo stresi./BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen dhe kualicionin opozitar 0 20

Kryetari I Partisë Republikane njoftoj kryesinë për marveshjen e kualicionit opozitar Aleanca për Ndryshim si dhe qëllimin e këtij kualicioni.
Ne fjalën e tij ai tha se:
“ Bashkimi ka në thelb idenë e bashkimit të shqiptarëve për të garantuar largimin e një regjimi të korruptuar dhe për të mundësuar vendosjen e shtetit të së drejtës.
Në këtë marrëveshje që dorëzohet sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, janë vlerësuar dhe konsideruar dy qëndrime të Partisë Republikane, të cilat kanë qenë dhe kriteret që ne të gjithë së bashku i kemi diskutuar si kriteret më të drejta në ndërtimin e një koalicioni, që është kriteri i vlerësimit të peshës elektorale të partive politike, pra proporcionalitetit në qarqe dhe nivel kombëtar të peshës elektorale të partive politike, në mënyrë që në procesin e ardhshëm elektoral të mos kemi vetëm një forcë politike që mund t`i bashkangjiten forca të tjera, por të kemi një aleancë qytetare, një aleancë politike dhe një vend për gjithësecilin aktivist, kandidat të partive politike, për të arritur maksimumin e votave dhe maksimumin e mandateve në këtë proces.

Ne diskutuam në parim me Partinë Demokratike dhe disa cështje që janë të interesit të përbashkët ose që vlerësojnë në mënyrë të përbashkët finalizimin e vendimit përfundimtar për ndarjen e kandidatëve sipas zonave zgjedhore. Kemi qenë dhe jemi dakord që ne si Parti Republikane dhe Parti Demokratike, duke qenë të hapur me njëri-tjetrin, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve 2009 – 2013 apo edhe më vetë 2013, të përcaktojmë peshën e Partisë Republikane në cdo qark, dhe në bazë të kësaj peshe, të përcaktohet dhe pozicioni i Partisë Republikane. Brenda kësaj jemi po ashtu të hapur me njëri-tjetrin të diskutojmë se cilët janë kandidatët më efektivë në dy partitë tona, për të arritur në nivelin më të lartë të votave, dhe mundësinë për të shtuar mandatet , sepse qëllimi i Partisë Republikane është fitorja e shqiptarëve në datën 25 prill dhe fitorja e këtij koalicioni opozitar.

Mendoj që ne si Parti Republikane përsëri i kemi qëndruar më shumë se korrekt marrëdhënies me Partinë Demokratike dhe angazhimit tonë politik dhe elektoral, jo thjesht për të akomoduar individë të caktuar, por për të akomoduar interesat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe për të ndërtuar një koalicion funksional, i cili i shërben një marrëdhënieje të drejtë gjatë procesit zgjedhor por edhe mbas procesit zgjedhor, në një qeverisje në shërbim të interesave të shqiptarëve.”