Champions League/ Juventus me penalltitë e Ronaldos i merr vendin e parë Barcelonës, eleminohet Manchester United 0 139

Champions League ka vulosur përfundimisht garën në 4 grupe. Manchester United është eleminuar këtë edicion që në fazën e parë duke mos kaluar dot grupet.

Anglezët kanë humbur në Gjermani ndaj Leipzig, teksa pavarësisht çdo rezultati në ndeshjen e ndërprerë PSG-Leipzig, ‘Djajtë e Kuq’ nuk kanë më shpresa.

Nga ana tjetër Juventus ka marrë një fitore të madhe në ‘Camp Nou’ duke fituar 0-3 ndaj Barcelonës. Ronaldo është kthyer bujshëm në Barcelonë duke shënuar dy herë me penallti, teksa bashkë me golin e McKennie tashmë i kanë siguruar vendin e parë Juventusit në grupin G duke ulur Barcelonën në vendin e dytë.

Nga ana tjetër në grupin E Chelsea dhe Krasnodar e kanë mbyllur në barazim 1-1 kurse Sevilla nuk toleroi në transfertë duke mposhtur Rennes 1-3.

Tashmë janë mësuar 8 ekipet e para që kalojnë grupet e Champions League të cilat janë Chelsea, Sevilla, Lazio, Borussia Dortmund, PSG, Leipzig, Juventus dhe Barcelona./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Golat e Mbappé e një super Neymar: tani Psg beson vërtetë tek Champions 0 8

Parisi tani mund të ëndërrojë. Revanshi i finales së vitit të kaluar u konsumua me mjete jo të përshtatshme për futbollin e Pochettino, por të shkosh përpara në Champions League vlen më shumë se çdo koherencë taktike. PSG u desh të përballonte me invazionin e parashikueshëm bavarez dhe e bëri këtë duke përdorur një armë që demonstron se sa të pakufishme janë potencialet teknike të një skuadre që tani ka mundësinë e shkëlqyer për të marrë në shtëpi atë kupë që i shpëtoi një vit më parë vetëm për nga goli i Coman.

Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale, por Porto ëndërron një tjetër “mrekulli” në Champions 0 7

Me kualifikimin në dorë pas fitores 2-0 në ndeshjen e vajtjes të luajtur në transfertë, Chelsea pret i qetë sfidën e dytë kundër Portos. Blutë e Londrës kanë në anën e tyre të gjitha parashikimet, por eksperienca e detyron Thomas Tuchel të mos i besojë ato. Tekniku gjerman pret një ndeshje të vështirë, megjithëse nuk e fsheh optimizmin se skuadra e tij mund të shkojë deri te trofeu i Champions. “

Ne kemi në mëndje gjysmëfinalen dhe më pas finalen. Isha i qartë sepse nuk kemi agjë për të fshehur. Chelsi mund të fitojë çdo ndeshje dhe trofe. Është ndërtuar për këtë. Por nuk mund të flemë me ëndrra. Asgjë nuk është vendosur dhe për t’u kualifikuar duhet të fitojmë sërish me Porton dhe kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Tuchel që me përjashtim të Kovacic ka në dispozicion të gjithë futbollistët e tjerë.

Humbja në shtëpi ka ulur ndjeshëm kuotat e Portos, por nuk është dorëzuar Sergio Conceicao. Tekniku portugez beson te një tjetër sipërmarrje të madhe si ajo kundër Juventus në fazën e 1/8. “Kemi treguar se mund të kalojmë sfida të vështira. Kjo bindje na vjen nga puna që bëjmë çdo ditë. Kemi besim. E dimë që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”, ka thënë Conceicao, që për këtë ndeshje i kthehen në dispozicion Sergio Oliveira dhe Taremi, dy titullarët që munguan në sfidën e vajtjes. Ashtu si një javë më parë, ndeshja mes Chelsea dhe Porto do të luhet në stadiumin e Sevilla.