
Sa shpesh keni pasur probleme me motivimin? Kur e keni pasur shumë të vështirë të ngriheni herët në mëngjes për t’u stërvitur, kur jeni ndjerë shumë të lodhur për tu marrë me punën tuaj të dytë pasi keni mbaruar të parën.
Nëse doni një motivim që funksionon menjëherë dhe që zgjat në kohë, keni nevojë për diçka që është ndryshe nga ajo që bëni ose shihni normalisht. Më poshtë janë 5 metoda të mrekullueshme të motivimit që mund t’i provoni.
- Shtojini pak “mister” motivimit tuaj
Një formë e fuqishme e motivimit ka të bëjë me spontanitetin. Kështu provoni të shënoni të paktën 5 shpërblime të ndryshme që mund t’i përdorni kur pushoni apo kryeni detyrat. Për shembull shihni një video në Youtube, hani një copë çokollatë, shihni një shfaqje në Netflix, shëtisni nëpër lagje etj.
2. Bëjeni “të frikshëm” motivimin tuaj
Në spektrin tjetër të motivimit, ekziston ana “negative” e gjërave. Me këtë qasje ju përqendroheni në motivimin e vetes për të shmangur diçka, sesa tek shpërblimi. Ndaj duhet të gjeni mënyra të përshtatshme për ta “ndëshkuar” veten tuaj për të mos qenë produktiv për çfarëdolloj gjëje që është e rëndësishme për ju
3. Përdorni presionin e kolegëve
Kjo këshillë funksionon mirë nëse keni familje dhe miq që janë të gatshëm t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja. Ndaj ju duhet të inkurajoni të afërmit tuaj të përdorin “presionin e kolegëve” që të punoni për arritjen e synimeve që keni dashur
4.Hiqni dorë nga standardet tuaja modeste
Një problem i madh i motivimit është ndjenja se qëllimet tuaja janë shumë të mëdha dhe me sfida përpara. Por nëse ndiheni të mbingarkuar nga ndonjë detyrë ose projekt që keni, është e sigurt që motivimi nuk do t’ju mungojë.
5. Përdorini paratë tuaja
Asgjë nuk dhemb më shumë sesa humbja e parave. Dhe një mënyrë e thjeshtë për të përdorur këtë ide, është lidhja e parave tuaja të fituara me vështirësi në përmbushjen e qëllimeve tuaja. Një mënyrë e thjeshtë, është përfshirja e një miku apo anëtari të familjes.