Çfarë të bëni kur nuk jeni produktiv… 0 39

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të ambientohesh me “normalitetin e ri” që pandemia ka krijuar. Nëse nuk keni energji dhe motivim për t’ia dalë gjatë ditës, duam t’ju sigurojmë që nuk jeni të vetmit. Sa bukur do të ishte sikur të kishim një buton që të mund ta shtypnim kur të donim dhe ai të na furnizonte me energji, por kjo nuk është e mundur. Ama do t’ju prezantojmë me disa truke dhe këshilla të vogla që mund t’i bëni pjesë të përditshmërisë tuaj në mënyrë që të gjeni motivimin e humbur.

1. Bëni pushim
Po, ju meritoni të pushoni, pavarësisht se sa e ngarkuar është dita juaj. Nëse po përpiqeni të përfundoni një detyrë dhe thjesht nuk mundeni, sepse trupi juaj nuk ka mjaftueshëm energji, mos e detyroni veten me zor. Niveli i ulët i energjisë është një sinjal që duhet të bëni pushim. Qoftë edhe 5 minuta do mund t’ju ndihmojnë.

2. Dilni jashtë
Duhet të dilni jashtë sa herë që ka diell. Edhe pse kjo nuk është gjithmonë e mundur kur punoni në zyrë, është e domosdoshme për nivelin tuaj të energjisë. Ekspozimi ndaj një doze të caktuar dielli ul prodhimin e melatoninës (hormoni përgjegjës për gjumin) dhe rrit vigjilencën. Përveç kësaj, ajri i pastër ju relakson dhe ju jep shtysën e duhur. Nëse mendoni se nuk keni kohë të dilni jashtë, atëherë mund të konsumoni vaktet tuaja në natyrë.

3. Bëni dush
Nëse bëni dush në mëngjes do të shikoni se energjia dhe produktiviteti juaj do të rriten në mënyrë eksponenciale. Madje uji ju zgjon më mirë sesa një kafe. Personalisht preferoj të lahem me ujë të ngrohtë dhe në fund, i dedikoj 1 minutë ujit të ftohtë. Uji i ftohtë rrit vigjilencën dhe është provuar shkencërisht se ofron dhe benefite të tjera shëndetësore.

4. Fikni telefonin
Telefoni ofron benefite të shumta, por gjithashtu përbën një ndër shpërqëndrimet më të mëdha të kohës sonë. Duhet të gjeni një balancë, pasi rrjetet sociale mund t’ju shpërqëndrojnë gjë që “vret” produktivitetin tuaj. Kur ndjeni se nuk jeni produktiv, fikni telefonin ose lëreni në një dhomë tjetër. Disa studime tregojnë se kur nuk e shikoni telefonin tuaj ju nuk jeni aq të tunduar për të kontrolluar rrjetet sociale dhe, si për rrjedhojë, mund të fokusoheni në punët e rëndësishme.

5. Jini aktiv
Nëse stresi po ju privon për të qenë produktiv, aktiviteti fizik që ka në fokus frymëmarrjen, si për shembull yoga, mund t’ju ndihmojë. Nëse kuptoni se nuk jeni produktiv për shkak të lodhjes ose mërzisë, atëherë fokusoni energjinë tuaj në cardio. Kjo do t’ju japi një zgjidhje momentale dhe pastaj duhet të flini herët në darkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Rama publikon lapsusin e Berishës: Shumica e shqiptarëve votojnë PS-në 0 8

Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Instagram” ka publikuar një gabim ortografik nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha ka shpërndarë një postim të Tritan Shehut, ku ka një lapsus, e ku shkruhet se “shumica e shqiptarëve do të votojnë PS-në”.

foto galeri

Në lidhje me këtë gafë të ish-kreut të qeverisë, Rama shprehet: “Çfarë ka barku, nxjerr Facebook-u”.

Mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend që nga fillimi i pandemisë. Në mars 2021 u dyfishuan 0 6

Më se një vit nga fillimi i pandemisë në vend, bilanci i pasojave në jetët e humbura sa vjen e po bëhet më shqetësues. Dy valët e mëdha të pandemisë, nëntor-dhjetori 2020 dhe shkurt-marsi 2021 kanë qenë fatale. Sipas të dhënave paraprake nga Gjendja Civile, që referojnë aktet e vdekjeve (datës së regjistrimit në regjistër të vdekjeve të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë), në mars 2021 kishte rreth 3900 fatalitete në vend, me dyfishim (rritje 108%) në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shkurt 2021 u regjistruan rreth 3500 akte vdekje dhe në janar rreth 2,800.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 10.2 mijë vdekje, me një rritje prej 70% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ende nuk kishin filluar të ndiheshin pasojat e pandemisë (me rastin e parë që u identifikua në 9 mars 2020). Ky është tremujori më fatal, të paktën që nga viti 1990 kur raportohen të dhënat. Mesatarisht çdo ditë kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe 113 persona, nga 67 në tremujorin e parë 2020.

Në vite normale, humbin jetën 21-22 mijë persona në vit, sipas INSTAT, por këtë vit vetëm në tremujorin e parë kanë ndodhur aq humbje jete, sa regjistroheshin normalisht në 6 muaj.

Dhjetori mbetet muaji me më shumë fatalitete

Efektet e pandemisë në vend filluan të ndihen që nga muaji qershor, pas rihapjes së vendit nga karantina e rreptë e mars-majit.

Pas një vale të parë nga qershori deri në tetor, ku fatalitetet u rritën deri me 47% në gusht, vala e dytë e nëntorit solli përkeqësim të pandemisë, pas hapjes së shkollave dhe fillimit të dimrit. Në nëntor u shënuan gjithsej 3,373 jetë të humbura, me rritje 111% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke shënuar rritjen më të lartë në përqindje në Europë në një muaj përgjatë gjithë ciklit të pandemisë, por edhe në raport me gjithë muajt e deritanishëm në vend.

Muaji më tragjik, për numrin total të vdekjeve, deri tani ka qenë dhjetori, me 4,167 fatalitete, me dyfishim (98%) në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (rreth 2 mijë vdekje më shumë). Në dhjetor humbën jetën 134 persona në ditë, përkundrejt 68 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e katërt 2020 u shënuan gjithsej gati 9800 fatalitete, me rritje 81%, në raport me tetor-dhjetor 2019.

Më pas, situata u qetësua disi në janar, pas pushimeve të fundvitit në shkolla dhe shtimit të kufizimeve të lëvizjeve, me rritje 30% , ose 667 fataliteteve më shumë.

Pas dhjetorit, situata më e rënduar ka qenë në shkurt-mars të këtij viti, ku sërish u konstatua një valë e shtuar e tretë e pandemisë dhe një mbingarkesë në spitale. Marsi 2021 iu afrua niveleve të dhjetorit 2020 për humbjen e jetëve (shih grafikun: Ecuria e vdekjeve sipas muajve).

Tradicionalisht, tremujori i parë i vitit ka një nivel më të lartë vdekjesh në raport me periudhën tjetër të vitit, si rrjedhojë e motit të ftohtë, që ul imunitetin, kryesisht të të moshuarve.

Mbi 10 mijë fatalitete shtesë që nga fillimi i pandemisë, rritje rreth 48%

Në 12 muaj, nga prilli 2020 në mars 2021, gjithsej në vend janë regjistruar rreth 32.2 mijë jetë të humbura, nga 21.7 mijë në të njëjtën periudhë 12 mujore të vitit të mëparshëm, me rritje prej rreth 48%. Në total janë mbi 10 mijë vdekje shtesë në vend, që nga periudha e fillimit të pandemisë.

Vala më vdekjeprurëse ka qenë në pesë muaj nga nëntori 2020 deri në mars 2021, periudhë në të cilën është regjistruar rreth 77% e shtesës së fataliteteve që nga nisja e pandemisë. Ndryshe nga pjesa më e madhe e shteteve të Europës që rikthyen karantinës, në Shqipëri u zbatuan vetëm kufizime minimale të orareve të mbrëmjes.

Sipas mjekëve, rritja e lartë e vdekshmërisë lidhet me efektet direkte të Covid-19 (të përshkallëzuara dhe nga sistemi i dobët i kujdesit shëndetësor dhe lëvizshmëria normale e njerëzve, përveç darkës), si dhe shtimit të fataliteteve së sëmundjeve të tjera, për shkak të mungesës së diagnostikimit dhe stepjes për të shkuar në spitale. Një tjetër problematikë, që po konstatohet, lidhet edhe me pasojat, që po lë Covid-19 tek ata që e kalojnë atë, duke rritur predispozitën për trashje gjaku, që mund të sjellë goditje në zemër, në tru, trombozë etj.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars 2020, deri në fund të 2020-s, Shqipëria regjistroi dhe rritjen më të madhe të fataliteteve në Europë.

Nga të dhënat rezulton se Shqipëria, e cila zgjodhi të zbatojë kufizime të rrepta vetëm në mars-maj ka përjetuar valën më fatale të pandemisë, me një rritje të numrit të vdekjeve me 38% për mars-dhjetor 2020, krahasuar me mesataren e të njëjtës periudhë 2016-2019. Shqipëria ka një diferencë rreth 30% më të lartë për shtesën e vdekshmërisë në periudhën e pandemisë me të gjithë shtetet e tjera të Europës.

/Monitor