Çfarë s’u tha për “sherrin” me MOZZIK, reagon për herë të parë Tayna, ja ç’thotë: Ai është një… 0 18

Tayna ishte e ftuara e mbrëmjes së puntatës speciale të 1 janarit në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel.

Reperja kosovare, Tayna ka treguar hapur se cfarë mendimi ka për disa nga emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Tayna e ka identifikuar Elvana Gjatën si divën e Shqipërisë, Flori Mumajesin si zërin e shpirtit, Ledrin si një prej reperave të preferuar, Getinjon si një djalë shumë të mençur dhe të talentuar, ndërsa thumboi dhe Noizyn të cilin e quajti biznesmen. (SHIKO KËTU)

Në lojën ‘Ndaje ose haje’, Tayna i ka kthyer përgjigje edhe reperes Rina Balaj, e cila e ftuar më parë në program pohoi se çdo përplasje të mëparshme e ka lënë në të shkuarën. Tayna pohoi se Rina është një vajzë shumë e mirë dhe e talentuar dhe i bashkohet paqes me të. (SHIKO KËTU)

Mirëpo gjatë kësaj interviste kuptuam edhe se mes saj dhe Mozzik nuk ka asnjë sherr, siç është përfolur së fundi në mediat online.

Kur duhet të komentonte kolegët e saj, fjalët e Taynës për Mozzik ishin këto:

“Djalë tepër tepër i mirë dhe reperi më i suksesshëm për momentin”.

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Pra, për t’i dhënë fund këtij thashethemi, Tayna ka një vlerësim të sinqertë për Mozzik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përgjimet e antimafias italiane, nuk përmbahet Rama: Dalin nga ata që ja kanë bërë nënën këtij vendi! Mënyra më e ulët për të kërkuar avantazhe politike 0 1

Kryeministri i vendit Edi Rama reagoi për herë të parë publikisht pas publikimit të përgjimeve të antimafias italiane, ku sipërmarrës, eurodeputetë por jo vetëm që kanë lidhje me mafiozët e Ndrangehta tentojnë të gjejnë lidhje në Shqipëri, të cilët ne quajnë tokë të virgjër për të investuar e pastruar paratë e tyre.

I pyetur për përmendjen e disa zyrtarëve të PS, Rama shpërtheu ndaj atyre që i etiketoi me togëfjalëshin “persona që ia kanë bërë nënën këtij vendi”, duke shtuar se është mënyra më e ulët për të përfituar avantazhe politike dhe të tjera.

“Çfarë pret të them unë? Që se di kush janë këta njerëz dhe nuk janë takuar ndonjëherë më mua. Është një turp që ta mbajnë ata që e kanë nxjerrë. Është një mënyrë më e ulët sa s’ka për të kërkuar avantazhe nga politike tek influence duke ja bërë nënën këtij vendi përsëri, si gjithmonë. Në vend që të bëhet informacion bëhet dizinformacion. Bëhet luftë se kush e shtrembëron më shumë të vërtetën”,- tha Rama.

Ai shkoi më tej kur tha se, kjo është provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave.

 

 

FJALA E PLOTE

Në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion grupi hetimor italian. Po jua lexoj për t’ju thënë pse është turp i pashembullt për të gjithë ju që keni për detyrë të informoni publikun dhe ushqeni tymnajën me llafe e muhabete, dëngla njerëzish që sipas prokurorisë italiane, jo pas meje se këta pas më shumë se 1 viti në Tiranë dhe bisedime me njeri-tjetrin ato dështuan totalisht.

I vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël për shitje rroba pune dhe ai me konflikte mes ortakëve.

Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje ata që prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet. Kjo është një marrëzi e pashoqe me asgjë tjetër, flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojën invesitime, përfytyrojnë investime në tokën e premtuar, por s’ka fakte, s’ka prova, asgjë dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. S’kam asgjë për të thënë por pijani lëngun mijëra faqeve, villeni në ekrane e portale për t’i bërë shqiptarët t’ju vijë për të vjellë se ky është edhe qëllimi. Kjo është provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave. Nuk e imagjinoj dot që në një vend normal një njeri që ka një mikrofon merr kohë nga koha e njerëzve dhe ju hedh në fytyrë gjellë kutërbuese dhe të poshtër.

Çfarë pret të them unë? Që se di kush janë këta njerëz dhe nuk janë takuar ndonjëherë më mua. Është një turp që ta mbajnë ata që e kanë nxjerrë. Është një mënyrë më e ulët sa s’ka për të kërkuar avantazhe nga politike tek influence duke ja bërë nënën këtij vendi përsëri, si gjithmonë. Në vend që të bëhet informacion bëhet dizinformacion. Bëhet luftë se kush e shtrembëron më shumë të vërtetën.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Merret vendimi: Ky është fakulteti i parë ku studentët do ti bëjnë provimet online 0 3

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është i pari që ka vendosur zyrtarisht të mbajë provimet e sezonit online, pavarësisht se studentët kanë kërkuar të kundërtën.

Pas një takimi disa ditë më parë me drejtuesen e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli, studentët deklaruan se kanë kërkuar rikthimin në auditore, të paktën për provime dhe praktika mësimore.

“Takimi shkoi mirë, i thamë që kërkojmë mësimin nëpër auditore, për seminare për praktika dhe laboratore. Kërkesat janë dorëzuar që ditën e hënë, dhe siç na është thënë dhe që në fillim brenda 10 ditësh presim një përgjigje. Sot është dita e katërt, kështu që brenda javës tjetër do të kemi një përgjigje zyrtare. Profesoreshë Mira Rakacolli iu drejtohet studentëve që nëse auditoret do të rihapen, duhet të kemi një bashkëpunim që studentët të mos jenë burim infeksioni” u shprehën studentët.

Pavarësisht shqetësimit të studentëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka vendosur që provimet të bëhen online./fastness