Çfarë s’thanë për të dhe u largua nga INSTAGRAMI, Melisa bën lëvizjen e papritur: Çdo ditë… 0 39

Pak ditë më parë, Melisa Lleshi, mori vendimin e papritur dhe mbylli profilin e saj në “Instagram”. Ky vendim erdhi pasi Tea Trifoni tha gjatë një interviste se Andi ka pasur një lidhje jashtë “Për’puthen”, teksa ajo luante lojën me të para publikut.

Tea vendosi që të mos thoshte emër, por të gjithë dyshuan se Andi ka qenë në lidhje me Melisën, duke qenë se janë komentuar shumë për një romancë mes tyre

Por tani ish-konkurrentja e “Për’puthen”, ka vendosur që të rikthehet sërish në “Instagram”. Madje ajo ka bërë një postimin në “Instastory”, ku shkruan: “Ditë pas dite duke u bërë më e fortë”.

Gjithashtu Melisa fton gjithë fansat që të bëhen ndjekës të kanalit të saj në “Youtube”, pasi gjëra të mira po i presin.

640-0-60719053be961.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“A e kishe zëvendësuar Keisin?” I bëjnë pyetjen e sikletshme, Stresi i përgjigjet publikisht: Jeta kështu e ka… 0 7

Reperi i njohur Stresi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit, ku si gjithmonë nuk kanë munguar pyetjet rreth Keisit. Ndonëse dyshja janë ndarë, ata vazhdojnë të ruajnë komunikim me njëri-tjetrin.

“A e kishe zëvendësuar Keisin?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak reperit, të cilit i ka tingëlluar si qesharake. Ai ka theksuar se do t’i jetë mirënjohës përjetë ish-partneres, duke bërë të ditur që askush nuk mund të zërë vendin e saj e duke vendosur kështu pikat mbi “i” për këtë histori.

“Pyetje qesharake, kurrë nuk do ulja dikë që më ka mbajtur në gji. I jam mirënjohës përjetë. Po jeta kështu e ka”, ka shkruar ai.

-640-0-6098e0c3ccd85.png

Bebe Rexha tregon më në fund pse Rita Ora dhe Dua Lipa nuk flasin prej vitesh 0 5

Bebe Rexha ka ndarë detaje rreth konfliktit midis Rita Orës dhe Dua Lipës – i cili ka bërë që mos t’i shohim të treja në një bashkëpunim.

Para disa kohësh, Bebe Rexha shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Kjo gjë nuk ndodhi dhe shkaku ishte ky konflikt.

Bebe ka folur për The Sun: “Unë kam provuar t’i rregulloj gjërat mes tyre. Nuk e di se çfarë po ndodh realisht ose cila është drama. Jam përpjekur të jem gjithnjë paqe-ruajtëse dhe t’i sjell vajzat së bashku.”

Ajo gjithashtu tha se arsyeja e këtij konflikti mund të jetë konkurrenca që i vendosë përballë njëra-tjetrës në industrinë e muzikës.

Marrëdhënia e tyre është përkeqësuar aq shumë, saqë edhe në evente ato e shmangin sa të munden përballjen me njëra-tjetrën.