Çfarë po ndodh në Për’Puthen, Antonela puth Mevlanin 0 24

Marrëdhënia mes Mevlanit dhe Ledjanës duket se po zbehet.

Të dy nuk kanë dhënë asnjë shpjegim se si po shkon marrëdhënia mes tyre, ndërsa Antonela është tërhequr nga ky trekëndësh.

“Unë e lë për më mirë Mevlanin, e gjej më keq. Është ba dy lek rob, është robi më i qeshur”, tha Antonela.

“Kur doli Ledjana, unë shkova ta kërkoja, kurse ajo nuk e ka ca kokën se ku isha, kur dola unë”, tha Mevlani.

“Po cohem të puth pak Mevlanin, se ti kur shkoj unë ti tërhiqesh”, tha Antonela.

“Ca po bën moj vajzë?”, Mevlani.

“Ti mezi po prisje që të të puthte”, tha Ledjana.

“Ca të bëj arrogantin ta shtyj?”, u shpreh Mevlani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Melisa njofton projektin e ri muzikor me një dedikim dhe fansat thonë njëzëri: Andi! 0 4

Ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndërrën që e kishte prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

Kënga arrit një sukses të madh, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë.

Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta kritikat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjekësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akuzojnë atë për autotune.

Së fundmi, Melisa ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e dytë muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Kjo menjëherë ka sjellë reagime tek ndjekësit të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, janë në një lidhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Madje, në protestën kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.

Ka bërë buzët?! Sindi iu jep fund dyshimeve, ja e vërteta e ndërhyrjes estetike! 0 7

Konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci para pak ditësh pati një ballafaqim me Julin, ku pretendonte se ai e kishte ofenduar rëndë dhe që nga ai moment ajo nuk është shfaqur më në studio.

Ajo ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët ndër të tjera e kanë pyetur se çfarë mendon ajo për ofendimet që bëhen ndaj saj.

“Mendoj se secili prej nesh ka ofenduar më shumë se një herë në atë tv-show. Është formati i tillë, që do s’do del nga vetja sepse përballesh me karaktere të ndryshe. Varet se si janë trajtuar situatat më vonë. Në rastin tim ofendimi im është pasuar gjithmonë me një “gjyq”. Në rastet kur unë kam qenë e ofenduar, isha po prapë unë në faj që po i merrja shumë seriozisht situatat”, iu është përgjigjur Sindi.

Një ndjekës është bërë kurioz nëse Sindi ka bërë ndërhyrje estetike në buzë dhe Sindi nuk ka ngurruar t’i përgjigjet.

“Jo dhe nuk dua të ndryshoj asgjë te vetja për momentin”, ka shtuar ajo.

auto_640-0-607d6bc58d3b6-300x533-11618896742.jpg