Çfarë ndodhi?! Sindi ironizon keq Melisën për këtë arsye: Po marr shembull nga këta me eksperiencë… 0 17

Disa kohë më parë, Melisa dhe Sindi u përfshinë në një debat shumë të ashpër.” Unë do e bëj kur ta ndjej, jo si ti që e bën me të gjithë për një kafe”, i tha Sindi Melisës, e cila doli nga studio dhe shpërtheu në të qara.

Megjithatë, marrëdhënia e vajzave nuk është aspak e mirë. Sindi në takimin e saj me Erlindin tha se kishte harruar të merrte një metër me vete për të vendosur distancën mes tyre, si bëri Ani në takimin me Melisën. E pyetur nga Bora Zemani, Sindi tha se po merr shembull nga njerëzit me eksperiencë.

“Nuk ishte ironi Bora, unë po merrja shembull nga njerëz që kanë eksperimentuar në jetën e tyre, kanë eksperienca, meqë unë nuk kam dhe nuk di të bëj takime. Thashë po marr shembull nga këta”, u shpreh Sindi.

sindi-melisa.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mesazhi i fshehur brenda këngës së re të Selena Gomez 0 2

Fustani me të cilin, këngëtarja u shfaq në videoklipin e këngës “De Una Vez” nuk është thjesht i bukur. Përzgjedhja e veshjes ka disa mesazhe të fshehura.

Selena Gomez publikoi këngën spanjolle në 14 janar.

Fustani me ngjyrë rozë të ëmbël, me printim lulesh dhe zemrën e ndezur në qendër, mbart kuptimin temës së videoklipit spanjoll të Selenës, e bërë për këdo që i “ka thyer zemrën”, të cilën ajo e zbuloi në një intervistë për Vogue.

“Nëse do të zhytesha plotësisht në një projekt të frymëzuar nga kultura latine, do të doja të punoja me krijues vendas që flasin spanjisht,” shpjegoi Selena për revistën.

Pra, këngëtari i “Same Old Love” u kthye në ekipin krijues/ çifti i martuar Tania Verduzco dhe Adrian Perez, të cilët e dinin se si veshja e Selena mund të reflektonte kulturën meksikane të këngëtares dhe aktores. “Ne donim të luanim me gjuhë dhe imazhe të fuqishme. Ne krijuam zemrën që e quajmë Milagro në kulturën meksikane, dhe drita e saj të jetë një metaforë për shërimin gjatë gjithë historisë”, shpjegoi Tania.

Ashtu si zemra, edhe lulet në fustanin Rodarte kishin një kuptim më të thellë. “Ne dëshironim të kishim këto lidhje, të krijonim këtë pamje dhe të luanim me lulet mahnitëse, por duke e sjellë më moderne dhe aktuale“, vazhdoi Tania. “Lulet në veshje, në flokë dhe brenda videos  lidhen me këtë ide të rinovimit.”

“Unë e dua rolin që natyra luan në video dhe se si ajo përfaqëson shërimin dhe rritjen”, shpjegoi Selena. “Shpresoj që mesazhi i shpresës të vijë pas pranimit të dhimbjes dhe lëndimit.” Këngët e Selenës për thyerjen e zemrës kanë bërë jehonë për miliona fansa, pas ndarjes së saj me Justin Bieber, në fillim të vitit 2018. Shumë fansa besuan se kjo ndarje ishte burimi i frymëzimit i rikthimit të saj në këngë, me “Lose You To Love Me”, në janar 2020.

“De Una Vez” është kënga e parë e Selenës në spanjisht.

Helmimi i nxënësve në “Don Bosko”, nën hetim drejtori dhe inxhinieri, policia: Ndezën kaldajën me gaz pa miratimin e ISHTI-t 0 6

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht dy shtetas, si përgjegjës për helmimin e disa nxënësve në një shkollë jopublike në “Don Bosko”, pasi sipas uniformave blu, kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se janë nën hetim drejtori i shkollës, shtetasi B. S., dhe inxhinieri E. D.

Njoftimi i policisë:

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. M., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti) që plotëson kushtet e armës së ftohtë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. A., 20 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

H. V., 55 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.73 mg/l ;

S. Z., 33 vjeç, pasi ka aksidentuar një mjet dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi E. P., 23 vjeç, pasi ka ndihmuar shtetasin S. Z., duke i larguar mjetin e tij nga vendi i ngjarjes me një karrotrec dhe ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit së policisë gjyqësore duke e mohuar këtë fakt;

D. F., 66 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur;

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit B. S., 34 vjeç dhe E. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Don Bosko”, në ambientet e një shkolle jopublike, këta shtetas kanë vënë në funksionim sistemin e kaldajës me gaz, pa marrë më parë miratimin e Inspektoratit Shtetëror Teknik e Industrial dhe si rrjedhojë e rrjedhjes së gazit nga depozita e gazit të sistemin të ngrohjes, 6 nxënës të kësaj shkolle kanë patur probleme shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)