Çfarë ndodhi?! Plas KEQ sherri mes Locos dhe Shqipes: Laj gojën kur flet… 0 16

Mes ish-konkurrentes së “Përputhen”, Shqipes dhe një prej djemve aktual në program, Elvisit kanë nisur thumbat e kunjat në rrjete sociale. Elvisi ishte i vetmi që i doli në mbrojtje Sindit pas skandalit me Julin dhe për këtë debatoi me Arjan Konomin gjatë “Përputhen Prime”.

Tani sherri ka vazhduar edhe në rrjete sociale, ku në Instagram Shqipen e kanë pyetur: “Ç’mendim ke për Elvisin që tha çdokush më mirë se ti?”

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani! Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin”, shprehet Shqipja duke shkelur syrin e duke lënë të kuptohet se ka materiale edhe për të.

deqt.jpg

 

Pas postimit të Shqipes, Elvisi reagoi me një status duke publikuar pastën e dhëmbëve dhe duke i thënë ish-konkurrentes “të lajë gojën para se të flasë për të”.

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. “Colgate Max Fresh” kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral.

Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë”, shkruan Elvisi.

 

-640-0-6034cfc4bac1f.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mendoja ‘ku është gabimi im”, Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë 0 14

Aktorja e njohur Ema Andrea ka dhënë një intervistë për ‘DW’ ku ndër të tjera ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale dhe se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim.

Aktorja shton se: “Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja.”

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë.

Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”.- tregon Ema në një intervistë për DW.

Nuk e paskemi kuptuar! S’do ta besoni sa muajsh shtatzënë ishte Arbenita në këtë foto 0 8

Çifti shumë i komentuar, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm para pak ditësh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur të fshehtë pritjen e ëmbël.

Mirëpo, së fundmi, Arbenita ka publikuar në Instagram një foto kur ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Modelja ka pozuar me një fustan të zi dhe barku i saj duket i sheshtë, por në fakt është 3-muajshe. Në këtë formë shumë nëna të reja do ta kishin zili.

arbenita.jpg