Çfarë ndodh nëse Rama fiton më 25 prill? Meta jep mesazh të prerë: Si mund të humbë… 0 18

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është pyetur në Korçë se çfarë do të ndodhë nëse kryeministri Rama fiton zgjedhjet.

Meta thotë se më 25 prill do të fitojë e ardhmja europiane e Shqipërisë. Sipas tij kjo e fundit nuk mund të humbë.

Ndërkohë gjatë pyetjeve Presidenti e shmangte kryeministrin Rama duke mos e përmendur fare.

 

”Çështja e detit

Nuk kam asnjë koment përderisa kemi Kushetutë. Kemi një vendim të veçantë të Gjykatës për këtë çështje. Autorizimet janë dhënë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese. Çdo veprim individual nuk përfaqëson Republikën.

”25 prilli referendum”

E padiskutueshme, shumë herë më i madh se ai i nëntorit ’95. Sepse pas 30 vjetësh është vendosur në pikëpytje e ardhmja europiane. Pas 30 vitesh jemi kaq pas, Serbisë, Malit të Zi. 15 vite më parë kemi qenë shumë më përpara. Më 25 prill duhen hequr pengesat kryesore të kësaj të ardhme.

Pa asnjë diskutim, Shqipëria s’ka pasur asnjë problem tjetër madhor përveç vendosjes së interesit kombëtar. Anëtarësimi në BE sa më parë.

‘’Nuk është katastrofë largimi i shqiptarëve’’

Më 25 prill shqiptarët do të votojnë kundër shpopullimit. Këtu përmasat janë katastrofike. Këtë e ndjejnë sipërmarrësit, prindërit që kanë mbetur të vetmuar dhe natyrisht që 25 prilli është votë kundër shpopullimit. Prandaj do votojmë që të rrimë këtu. Pse të shkojnë të rinjtë e Korçës të punojnë në Maqedoni?

Çfarë ndodh nëse Rama fiton më 25 prill?

Si mund të humbë e ardhmja europiane e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 10

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.