Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Pini Qumësht Çdo Ditë 0 29

Që në klasë të parë, fëmijët mësojnë se qumështi është miku më i mirë që do i ndihmojë ata të rriten.

Me kalimin e viteve, njeriu mëson se produktet e bulmetit duhen shmangur ose nuk duhet tepëruar me konsumin e tyre sepse kanë tendencën të shkaktojnë probleme me tretjen, mbipeshën e të tjerë.

Pikëpyetjet janë të shumëta, sidomos për ndikimin që pirja çdo ditë e qumështit tradicional ka në organizëm.

Më poshtë AgroWeb.org ju sjell një informacion të detajuar mbi ndikimin e qumështit në organizëm.

Qumështi Ndihmon Për Rënien Në Peshë

Pirja çdo ditë e qumështit ndihmon në rënien në peshë, sidomos tek femrat.

Ai përmban pak kalori dhe shumë ushqyes.

Megjithatë, përpos rënies në peshë, femrat nuk mund të shmangin dot fryrjen në stomak që shkakton qumështi.

Qumështi Është Burim I Mirë Proteinash

Sipas të dhënave të AgroWeb.org në çdo 30 ml të qumështit të lopës gjendet 1 gramë proteinë e cilësisë së lartë dhe e pasur me amino acide.

Kjo proteinë frenon nepsin dhe ju mban të ngopur për shumë kohë.

Alternativat bimore të qumështit përmbajnë më pak proteinë, ndaj janë më pak të shëndetshme.

Masa Muskulare

Qumështi ndihmon në ruajtjen e masës muskulare për shkak të amino acideve që ai përmban.

Për më tepërr, proteina shtazore nga qumështi i lopës përthithet më lehtë nga trupi dhe forcon muskujt.

Burim Kalçiumi

Qumështi është i pasur me vitamina dhe minerale, veçanërisht kalçium dhe vitaminë D.

Kalçiumi gjendet lehtë edhe tek barishtet, por ju duhet të hani dhjetë racione me spinaq për të përfituar të njëjtën sasi kalçiumi që gjendet në një gotë me qumësht lope.

Qumështi Kundër Plakjes

Pirja e qumështit çdo ditë ndihmon në parandalimin e osteoporozës tek gratë.

Vitamina D që gjendet tek qumështi ndihmon në ruajtjen e shëndetit të kockave dhe masës muskulare me kalimin e moshës.

Humbja e masës muskulare si pasojë e plakjes është më e madhe tek femrat se tek meshkujt.

Qumështi Ju Mbron Nga Sëmundjet

Përmbajtja e vitaminës A, K2 dhe acidet yndyrore tek qumështi dhe nënproduktet e tij ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Qumështi Shkakton Akne

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumështi shkakton inflamacion dhe pirja çdo ditë e tij nxit shfaqjen e akneve që eliminohen me shumë vështirësi.

Qumështi Shkakton Fryrje Dhe Probleme Me Tretjen

Stomaku e ka të vështirë të përpunojë këtë produkt bulmeti.

Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështit shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën.

Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Kjo mund të shkaktojë probleme afatgjatë në sistemin tretës dhe në tru.

Prandaj ekspertët rekomandojnë që krahas qumështit të konsumoni produkte të tjera më pak të përpunuara siç është kosi apo kefiri./AgroWeb.org #albaniareport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

S’kanë fund largimet nga strukturat e LSI-së, jep dorëheqjen kryetari i Vaqarrit, koordinator i Tiranës: Ndihem i fyer nga mosmirënjohja dhe arroganca që kam marrë në këmbim 0 8

Vazhdojnë largimet nga strukturat e LSI, me drejtuesit që japin dorëheqjen pasi shprehen të pakënaqur për ato çfarë kanë marrë në këmbim për kontirbutin e dhënë.

127166988_860994141341944_722352697371602246_n_1.jpg

Pas largimit të kryetarit të LSI në Laprakë Gentian Arapaj dhe kreut të LRI Qamil Nureci, së fundmi është larguar edhe ish-kryetari i LSI në Vaqarr, koordinator i qarkut të Tiranës, Olger Sanxhaku.

Sanxhaku ishte pjesë e strukturave të LSI që prej 15 vitesh, duke e filluar si anëtar në vitin 2006, kryetar i njësisë administrative Vaqarr në 2017 dhe duke e përfunduar në vitin 2020 si koordinator i qarkut të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sanxhaku shprehet se kontributi i tij në këtë parti nuk është vlerësuar, ndërsa shton se në këmbim të gjithçkaje ka marrë vetëm mosmirënjohje dhe arrogancë.

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Monika Kryemadhin: Jap dorëheqjen! Ndihem i fyer! 0 10

Kryetari i LSI-së në Laprakë Gentian Arapi, ka dhënë dorëheqjen dy ditë më parë nga partia e Monika Kryemadhit. Për 6 vite shkuan ai kjo njësi mori rezultate të paarritura më parë, por besimi i tij, i familjarëve dhe i gjithë njerëzve që e mbështetën u thye përballë arrogancës.

“Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja”, – shkruan Arapi ndër të tjera.

“Me shumë përkushtim dhe besim përgjatë këtyre 6 viteve kam dhënë kontributin tim në strukturat e LSI së Laprakës. Jam njohur me shumë anëtarë të vjetër dhe të rinj që ashtu sikur unë kanë dhënë shpirtin në ngritjen e këtyre strukturave dhe kanë punuar pa interes krah meje duke më besuar për një të ardhme më të mirë të këtij komuniteti.

I jam mirënjohës secilit prej jush për punën dhe vendosmërinë që keni treguar në fushatat që kemi bashkëudhëhequr dhe ju falenderoj përzemërsisht që keni besuar tek Genti.

Në të dy fushatat e zhvilluara, LSI Njësia 11 Laprakë, ka marrë rezultate të paarritura më parë dhe secili prej nesh është i vetëdijshëm për punën e palodhur, angazhimin natë e ditë dhe përkushtimin tonë për të qenë gjithmonë të gatshëm për të mbushur sheshe dhe salla për të dalë ballëhapur ndaj kauzave tona.

Ndihem i fyer që mesa duket gjithë kjo punë dhe ky angazhim i painteres i imi personal, i familjarëve të mi dhe i të gjithë njerëzve që më kanë mbështetur, i secilit prej jush, thyhet përballë një arrogance të pakuptimtë.

Ashtu siç kam njoftuar edhe strukturat e mia më të afërta ju bëj me dije se nga ky moment nuk do te jem më pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe as Kryetar i LSI njësia 11 Laprakë. Jap dorëheqjen time me bindjen se ajo qe na bashkon është puna dhe Mirënjohja minimale që na motivon të ecim përpara dhe ato qe na ndajnë janë parimet mbi të cilat ngrihet një punë dhe realizohet një kontribut dhe mosmirënjohja.

Sigurisht që si individ nuk jam rritur në LSI, por kam njohur shumë të rinj që angazhimin e tyre të parë e kanë besuar tek ne dhe për ju që më njihni dhe keni dëgjuar për mua ju them se me keni përsëri pranë jush për çdo shqetësim apo gëzim tuajin.

Mirënjohja dhe respekti im për ju të dashur simpatizantë, për punën tuaj, përkushtimin dhe mbështetjen që me keni dhënë ndër vite nuk do të zbehet asnjëherë, pasi në fund, ajo çfarë mbetet është njeriu dhe jo ambicia për pushtet.

Me respekt Genti!”, – shkruan ai në rrjetet sociale./lajme.al