Çfarë ndodh me trurin dhe trupin nëse ndërprisni përdorimin e telefonit për një javë 0 22

Ne prekim telefonat tanë mesatarisht 2,617 herë në ditë. Ju mund të mohoni ose pranoni se keni krijuar varësi, por roli që luan kjo pajisje në jetën tonë është i madh. Është interesante të mendosh se çfarë do ndodhte nëse një ditë do zgjoheshit pa të, ndoshta ditët tona mund të ndryshojnë për mirë ose ndoshta jo.

Çfarë ndodh me një persin që do qëndrojë pa telefon për të paktën një javë?

1. Ju mund shihni si një fobi mos përdorimin e telefonit tuaj në fillim.

Njerëzit me varësi nga telefonat mund të ndihen më depresivë dhe të zemëruar, thotë një studim. Nëse do keni telefonin në shtëpi dhe ju keni dalë jashtë për punë, ju do përjetoni ndjenjën e ankthit. Gjithashtu, mund të përjetoni nomofobi kur telefoni është i fikur. Simptomat janë:

-Ankth, frikë, panik, vetmi

-Ndryshime të frymëmarrjes, dridhje

-Djersitje

-Çorientimi

-Takikardi

Varet nga sa shpejt jeni në gjendje të hiqni qafe nomofobinë, por kjo ndodh në mënyrë progresive. Disa njerëz përshtaten shumë shpejt me situatën, siç tha një person: Pas disa ditësh, u ndjeva mirë pa telefon pasi u mësova. Por mendoj se është mirë nëse është për një periudhë të shkurtër kohe.

2. Ju mund të përjetoni një efekt tërheqjeje.

Simptomat e tërheqjes janë të lidhura me varësinë. Kur jeni të kufizuar nga diçka nga e cila jeni të varur, mund të përjetoni ndryshime në humor dhe sjellje. I njëjti efekt ndodh kur nuk mund ta përdorni telefonin tuaj, por ndodh vetëm në fillim.

Ju madje mund të përjetoni të përziera dhe dhimbje koke. Disa njerëz madje ishin bërë si fantazma që dridheshin.

Situata mund të bëhet e padurueshme për njerëzit që luajnë lojëra telefonike. Ato rrisin dopaminën, kështu që ju ndiheni të shpërblyer dhe vetëvlerësimi juaj rritet. Kur ju mungon kjo, kjo mund t’i bëjë simptomat e tërheqjes shumë të theksuara.

3. Ju filloni të analizoni gjërat ndryshe.

Telefoni është shumë i dobishëm dhe e bën jetën tuaj shumë më të lehtë. Por në një moment kur të shkëputeni nga telefoni juaj, mund të filloni të analizoni gjërat dhe të shihni rehati në gjërat e vogla.

4. Filloni të lehtësoheni.

Pas luftës me një varësi, ka një shpërblim. Ju mund të ndiheni të izoluar për herë të parë, por më pas mësoheni me këto kushte të reja. Një burrë bëri një eksperiment dhe qëndroi për një javë pa një telefon dhe kjo është ajo që tha në fund të përvojës: Isha vërtet i izoluar apo thjesht po merrja përsëri kontrollin mbi jetën time?

Ju filloni të përqendroheni në gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme për ju, dhe leximi i librave dhe gazetave sjell kënaqësi të madhe në jetën tuaj.

5. Ju filloni të flini më mirë.

Truri ynë është shumë i ndjeshëm ndaj dritës, dhe drita blu nga telefonat vonon prodhimin e melatoninës. Si rezultat, mungesa e melatoninës mund ta bëjë të vështirë gjumin. Kur e përjashtoni atë, gjumi juaj mund të normalizohet.

Gjithashtu, u vu re se mos përdorimi i telefonave inteligjentë në dhomën e gjumit rrit lumturinë dhe cilësinë e jetës. Humori juaj bëhet më i mirë dhe bota fillon të shkëlqejë me ngjyra të reja.

6. Mendja juaj është e lirë të endet përsëri.

Bota moderne është e vrullshme dhe përfshin shumë informacion çdo ditë. Kur informoheni vazhdimisht edhe nëse është një lajm pozitiv, ju mësoheni me të. Por mund të ndiheni më të freskët kur mendon për diçka tjetër ndërsa qëndron në radhë ose në metro në vend që të përdorësh telefonin. Tani jeni më të hapur për të eksploruar veten dhe njerëzit përreth jush.

7. Në fund, ju mund të ndiheni të lumtur që merrni telefonin tuaj përsëri.

Disa njerëz që iu nënshtruan eksperimentit të të jetuarit pa një telefon preferuan t’i ktheheshin përsëri.

“Një nga përfitimet më të papritura të këtij programi është se duke marrë një distancë emocionale nga telefoni im, unë kam filluar ta vlerësoj përsëri.”

“Të qenit pa të për një javë më bëri të kuptoj se sa i rëndësishëm është një mjet në shoqërinë moderne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Artan Hoxha “plas bombën”: Në Shqipëri fshihet bosi i mafies turke, ish-mbështetës i Erdogan. 0 7

Gazetari i kronikës ka treguar detaje të pathëna më parë lidhur me Sedat Peker, i cilësuar si bosi i mafies turke.

Hoxha tha se ai ka qenë mbështetës i Erdogan, por në 2018 marrëdhëniet e tyre u prishën dhe filloi kërkimi policor ndaj tij.

Gazetari tregoi në “Opinion” se ky personazh është shumë i pasur dhe lëviz me eskortë.

bulent yildirim1
Peker është personi pa mjekër

“Është fshehur në disa vende të rajonit, ndërsa në Maqedoni ka përdorur pasaportë false, ndaj në TIMS nuk rezulton të ketë hyrë në vendin tonë”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Sedat Peker është cilësuar si një nga bosët më të mëdhenj të mafies turke që kërkohet në Shqipëri. Ka qenë në burg nga 2004-2014. Ka kryer 10 nga 15 vjet. Në 2015 ka drejtuar një organizatë që ka një aktivitet të shtrirë në Turqi, vrasje, rrëmbime, gjoba. Në 2015 është parë në takim me Erdogan. I kam siguruar ato foto. 2015-2018 ka qenë mbështetës i Erdoganit, me qendrime publike, me statuse në facebook. Ka 1.6 milionë ndjekës aty, ka shumë në Instagram dhe tëitter, është shumë i mediatizuar. Pas 2018 ka pasur përplasje publike me Erdogan dhe ka filluar operacioni i policisë turke. U kapën 49 anëtarë të grupit ët tij, por jo ky. Kan qendruar në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Në Prizren ka hapur biznes. Ka takuar kryetarët e pakicave turke në Maqedoni dhe Kosovë. Është një bos që fshihet mbas nacionalizmit. Në Maqedoni është arrestuar në fillim të këtij viti se kishte kaluar lejen e qendrimit 90 ditë e kanë çuar në Kosovë dhe jo në Turqi. Ministria ka thënë se ai nuk ka pasaportë kosovare, por ka leje qendrimi sepse ka biznes atje. Në 20 janar ka hyrë këtu. Lëviz me eskortë, e kam parë në Vlorë me 5 makina. Ky ka lëvizur në Vlorë, në shkurt. Sot kërkova që nëse ka në TIMS dhe rezulton që nuk ka hyrë. Më rezulton që në Maqedoni ka marrë pasaportë me identitet fals në Maqedoni. Me atë pasaportë të ketë hyrë këtu dhe të ketë ikur në Mal të Zi.

Screenshot 21 2

Screenshot 20 3

Euro zbret në nivelin më të ulët të këtij viti në tregun vendas, ja shkaqet 0 6

Monedha e përbashkët prej ditësh është në tendencë rënëse në tregun e brendshëm, ndërsa gjatë ditës së sotme ka zbritur në nivelin më të ulët të këtij viti. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 122.92 lekë, nga 123.01 të premten e javës së kaluar.

Ky është niveli më i ulët euros i këtij viti dhe në kuota të ngjashme me fundin e vitit të kaluar përpara festave të fundvitit.

Euro ka qenë e nënçuar në tregun vendas, ndonëse në bursat ndërkombëtare ajo është në rritje që prej muajit prill, duke u këmbyer me 1.22 dollarë, niveli më i lartë që nga shkurti.

Aktorët e tregut pohojnë se rënia e monedhës së përbashkët në tregun vendas lidhet me faktorë të brendshëm, si oferta e lartë për euro dhe kërkesa e ulët për to. Ata pohojnë se euro pothuajse nuk tërhiqet fare. Ndërsa oferta vjen nga një gjallërim i turizmit në vend, por burimi më i lartë vijojnë të mbeten kanalet informale.

Në rënie në tregun e brendshëm ishte dhe dollari, që ka rënë me ritme më të larta sesa në bursa. Një dollar u këmbye gjatë ditës së sotme me 101.1 lekë, nga 101.89 lekë të premten e javës së kaluar, duke u këmbyer në nivelet më të ulëta që nga fillimi i janarit të këtij viti.

Në bursat ndërkombëtare, euro ka qenë e qëndrueshme, pasi të dhënat treguan për një përmirësim të besimit të biznesit gjerman, ekonomia më e madhe e Europës. Ndërsa javën e kaluar, dollari ra në nivelin më të ulët që nga mesi i 2018-s, për shkak të dhënave më të dobëta sesa priteshin për ecurinë e tregut të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/Monitor