Çfarë e bëri bashkë Oriola Marashin me ish të dashurën e Maluma-s? 0 17

Oriola Marashi prej kohësh ka lidhur një kontratë me markën e famshme “Guess” dhe është bërë shpesh herë pjesë e sfilatave të brandit të njohur. Ndërkohë duke qenë pjesë e markës, Oriola ka udhëtuar së fundmi drejt Romës për një set fotografik. Së bashku me modele të tjera ajo ka shijuar në maksimum këtë udhëtim dhe eksperiencën e saj nuk nguroi ta ndante me ndjekësit në rrjete sociale.

Oriola ka pozuar përkrah Natalias dhe kjo e fundit ka ndarë në Instagram disa foto me modelen shqiptare. Edhe Natalia është bërë pjesë e fushatës së “Guess” njësoj si Oriola dhe dy vajzat duket se kanë nisur një miqësi shumë të bukur me njëra-tjetrën.

Siç thamë Natalia është një emër shumë i njohur, sepse pak kohë më parë ajo i dha fund lidhjes me yllin e muzikës latine, Maluma. Madje pas ndarjes me këngëtarin ajo u përfol për një lidhje me futbollistin, Neymar, por më pas u zbulua se mes tyre ka vetëm miqësi e asgjë më tepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 8

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 10

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al