Çfarë do bënte nëse do ishte 24 orë në shtëpi me Saimirin?! Konkurrentja simpatike përgjigjet TROÇ: Do ta ngopja me… 0 23

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, konkurrentet kanë rrëfyer sesi e përfytyrojnë ato një ditë me Saimirin. Suela tha se do e ngopte me ushqime pasi i pëlqen të gatuajë. Ndër të tjera, ajo ka folur edhe për marrëdhënien që dëshiron të ketë me prindërit e partnerit.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Do haja, do pija dhe nëse do kishte ndonjë pishinë dimërore përse të mos futeshim njëherë.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Nuk e kam problem por dua ta kem djalin vetëm për vete. Por nuk e kam problem edhe ta kem vjehrrën në shtëpi, që të mësoj ndonjë gjë të re. Të më mësojë të gatuaj.

Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat?

Unë vdes ta bëj gatimin. Sado gjëra të vogla të bëj, prap i bëj shumë të mira. Mund ta ngop Saimirin të kënqet me ushqim.

Mëngjesi për mua nis në 11:00. Mund të bëj ndonjë tost, lëng, por jo te shtrati. Do e merrja dhe do e ulja aty në tavolinë.

Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde?

Këtu e kanë pak namin e keq, që janë ato vjerrat e liga që thonin çohu bëj punët që në 7-të, por kanë qenë kohë më parë ato. Por mami i Saimirin jeton në Gjermani, nga videoja që kam parë duket një vjehrrë e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta pret Nuncin Apostolik Luigi Bonazzi: Të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit evropian! 0 6

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Nuncin Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Gjatë takimit, Kreu i Shtetit ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian.

Mesazhi i Metës:

I lumtur të prisja sot Nuncin Apostolik Sh.T. Imzot Luigi Bonazzi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale dhe t’i uroja suksese në misionin e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Vlerësova rëndësinë e këtij bashkëpunimi, në dobi të ringritjes shpirtërore të shqiptarëve, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Selisë së Shenjtë për njerëzit në nevojë, për përballimin e pasojave të COVID-19 dhe për rindërtimin e objekteve të besimit, arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
Duke shprehur falenderimet për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku tregon për popullin shqiptar i kërkova Imzot Luigi Bonazzit t’i përcjellë Atit të Shenjtë përshëndetjet e ngrohta dhe sigurinë se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Shenjtorja Nënë Tereza qëndrojnë në themel të vokacionit të qartë europian të popullit dhe të vendosmërisë sonë të palëkundur për të vazhduar rrugën e integrimit europian. 🇦🇱🤝🇻🇦

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Upsss! Konkurrenti i ”Për’puthen” plas ”bombën”: E kam shoqëruar me makinë, Ana më ka kërkuar të… 0 10

Në puntatën e sotme në Përputhen ka pasur mjaft tensione. Arbri ka akuzuar Anën se ajo i ka kërkuar që të dalin çift, ndërsa ajo e mohon. Arbri madje u shpreh se këtë gjë ajo ja ka kërkuar kur kanë qenë të ftuar në emisionin e Luanës. Këtë të fundit ai e akuzon edhe për dyfytyrësi

Debati:

Ana -Mevlanit: Hedh kunja gjithmonë,, më lër ore të flas. Ja kjo është që ti ke moshën Mevlan dhe s’di të sillesh

Arbri: Ti mendon që pjekuria lidhet e moshën

Mevlani: E kam me kilometrat kjo

Ana: pse grricesh kot.

Arbri: Mos prit nga mua të kesh reagimi nga unë, je arrogante vlerësim të tepruar për veten. Skam asnjë lloj interesi ndaj teje nëse sillesh këtu. Më ke thënë pse s’tregohesh xheloz, dhe prandaj se bej se s’jam interesuar . Je arrogante, je një nga ato vajzat që ke akuzuar Andin për dyfytërsi por je vete.

Ana: bravo të qoftë

Arbri: Ti kur ishim te Shiko Kush Luan më ke kërkuar që të dalim çift nga ty. Mohoje po deshe

Ana : Je i sigurt që ti kam thënë unë këto, të të vijë turp që thua këto, vetëm sepse unë s’të zgjodha

Arbri: Te Luana kur kemi në vallëzim ca më ke thënë, mohoje po deshe.

Ana: Se pranoj një gjë që se kam thënë.

Arbri: Ke kërkuar të më përdorësh. Unë e kam shoqëruar dhe në shtëpi me makinë dh emë ka thënë dua të dal çift me ty

Ana: Kjo është paturpsi Bora. Kur meshkujt nuk marrin atë që duan. Arbrit i kam thënë që kemi kimi bashkë, por kur e lashë pa takime e pashë që s’kisha reagim nga ai.

Arbri; Nuk je në listën time, s’je ti ajo që unë meritoj