Çështjet romantike janë kthyer në problem për Fifin 0 52

Çështjet romantike, padashur janë kthyer në problem për Fifin që nga koha kur këngëtarja pranoi publikisht se është e dashuruar. Së fundmi, diçka ka ndodhur dhe Fifi zgjodhi të reflektojë përmes një deklarate në Instastory. Nuk e dimë me saktësi çfarë i ka ndodhur këngëtares, por qartazi duket e penduar “që ndau detaje nga jeta personale me të gjithë”.

Shumë shpesh tregohem e papjekur, shumë keq apo jo? Ama, njeri pa gabime nuk ka. Mundohem të jem e drejtë dhe harroj që në këtë botë plot me hijena duhet të jesh edhe lojtar. Kam treguar shumë copëza nga jeta ime, që janë interpretuar sipas të gjithëve siç kanë dashur. Njësoj si çdo njeri në botë dhe unë e njerëzit që i përfshini nëpër media kemi ndjenja dhe ju prekni ndoshta aty ku s’duhet. Gabimi im që flas më shumë se ç’duhet. Gabimi im që mbase mundohem të jem me këmbë në tokë, e prekshme, sociale. Gabimi im që tregoj kur jam e lumtur dhe harroj që ka njerëz që duan të të prishin punë. Gabimi im që jap më shumë seç duhet.”- shkruan Fifi.

Me siguri, i referohet historisë së dashurisë për të cilën është përfolur kohët e fundit, duke qenë se në vazhdim përmend deklaratën e pak kohëve më parë.

“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status që kur të kem gjëra konkrete do ju them vetë personalisht dhe e vetmja gjë konkrete është që ~jam e dashuruar~. Ndërkohë, më keni prekur në familje, më keni prekur në kallo.”- e mbyll ajo.

Aty nga fundi i tetorit, veprimi i Fifit- heqja e gjithë ndjekësve nga Instagram-i duke mbajtur vetëm partnerin e saj, Xhuljo Tabaku- u komentua si një konfirmim i lidhjes nga ana e saj, por diçka ka ndodhur!/lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Mendoja ‘ku është gabimi im”, Ema Andrea rrëfehet për ngacmimet seksuale në punë 0 17

Aktorja e njohur Ema Andrea ka dhënë një intervistë për ‘DW’ ku ndër të tjera ka rrëfyer se gjatë punës së saj ka pasur ngacmime seksuale dhe se për këtë gjë pyeste veten se ku po vepronte gabim.

Aktorja shton se: “Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja.”

“Kam pasur nga të dyja rastet si, bashkëpunëtorë burra që kam punuar mirë, jam respektuar për profesionin, kemi ecur përpara shumë mirë. Si dhe ato raste kur refuzimi apo çdo gjë tjetër që ka qenë kompleksive në personin që ka patur pushtet, e ka përdorur këtë pushtet ose këtë ‘Jo’ ose këtë refuzim, për të mos më dhënë atë që meritoj kur kam patur nevojë.

Në fillim nuk e kupton. Thua ‘ku është gabimi im?’. Ja, kjo është pyetja që të lodh shumë: ‘Çfarë bëra unë që t’i krijoj idenë se kam aq nevojë sa të mund të krijoj raporte banale?.Ka qenë e vështirë ngritja e karrierës, ecja përpara, konsideromi, të pranuarit në profesion. Gjë që më ka bërë më të fortë, më ka bërë të kërkojë forma të tjera të reja. Por kur largohem në distancë kuptoj që kam humbur mundësi që i kam merituar. Dhe kjo natyrisht që e ka bërë më të vështirë. Paguan me vetmi, paguan me paragjykim, paguan me përjashtim”.- tregon Ema në një intervistë për DW.

Nuk e paskemi kuptuar! S’do ta besoni sa muajsh shtatzënë ishte Arbenita në këtë foto 0 10

Çifti shumë i komentuar, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm para pak ditësh. Gjatë gjithë kësaj kohe, ajo e ka mbajtur të fshehtë pritjen e ëmbël.

Mirëpo, së fundmi, Arbenita ka publikuar në Instagram një foto kur ishte në muajt e parë të shtatzënisë. Modelja ka pozuar me një fustan të zi dhe barku i saj duket i sheshtë, por në fakt është 3-muajshe. Në këtë formë shumë nëna të reja do ta kishin zili.

arbenita.jpg