Censusi, Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për t’u regjistruar 0 24

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme iu ka bërë apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen në censusin e popullsisë.

Përmes një videomesazhi,  kreu i qeverisë theksoi se ky proces është i rëndësishëm pasi nga numri i qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, varet kushtetuta dhe vendimmarrjet e atij shteti.

Rama thotë se nuk ju kërkohet që të merrni pushkën dhe të dilni në mal, apo të merrni lopatën, por të harxhoni vetëm 5 minuta.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë, sot duhet të jeni krenarë se sa shumë keni përparuar në të drejtat tuaja në shtetin mik. E mira nuk ka fund, por mjaftojmë që të kthejmë kohën pas veç disa vite më parë, për të parë se çfarë hapash kemi hedhur në afirmimin e të drejtave në atë republikë. Shqiptari në atë shtet kategorizohej si kategori e dytë. Platforma e Tiranës është faqe e ndritur e luftës së gjatë për të drejtat e shqiptarëve. Politika e ditës, ashtu si kudo, ju ndan edhe juve në çështje dhe opinione të ndryshme, por ajo asesi nuk duhet t’ju pengojë që të shihni identitetin shqiptar për një kauzë si të gjitha dasitë. Askush prej jush asnjë i vetëm, kudo qofshi, nuk do duhet të mungojë për regjistrim e ri të shtetit të Maqedonisë së Veriut. Afati i mëparshëm u hoq qëllimisht. Ju e dini, e dini më mirë se kushdo se nga numri i qytetarëve shqiptarë në Maqedoni, varet kushtetuta dhe vendimmarrjet e atij shteti. Nuk ju kërkohet që të merrni pushkën dhe të dilni në mal, apo të merrni lopatën, por të harxhoni vetëm 5 minuta, asnjë minutë më shumë. Për t’u ulur para pc apo telefonit, në adresën; shkruani me krenari emrin tuaj, të babës dhe të nënës tuaj, që ju lindën shqiptarë. Miq, ne shqiptarët kemi një defekt të madh, nuk vlerësojmë peshën e madhe të një zinxhiri të gjerave të vogla. E për pasojë i humbim ato beteja, që një komb i madh i bën përditë. Duke paguar kështu kosto të mëdha në beteja të tilla. Nesër kostoja e kësaj humbje do të jetë më e madhe. Përpara se të hani darkë sotme, uluni dhe kryejeni detyrën tuaj. Paçi çdo të mirë në familjen tuaj dhe Zoti i bekoftë shqiptarët. Mos harroni, kjo është adresa.”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fero finalizon projektin e tij më të madh dhe ka një pyetje me rëndësi për fansat 0 5

Fero ka paralajmëruar prej kohësh se ka gati një album të ri, që mban titullin “Goat”. Prej kohësh reperi ka bërë të ditur se këtë vit do e dëgjojmë kudo dhe në fakt fjalën e ka mbajtur. Sot reperi ka njoftuar se albumi i tij është gati dhe ua ka lënë fansave të tij në dorë që të zgjedhin se kur do të publikohet.

Fero ka publikuar foton e kopertinës së albumit dhe përkrah ka shkruar: “Dërgojuni atyre këtë mesazh. Albumin e doni në maj/ qershor?”. Sigurisht pjesa më e madhe e fansave të reperit kanë zgjedhur muajin maj dhe nuk e dimë nëse Fero do e mbajë fjalën dhe do ju plotësojë dëshirën fansave.

Ndërsa sa i përket jetës private, kujtojmë se së shpejti Fero do të bëhet baba i një vajze. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai është shprehur shumë i lumtur që presin vajzë, edhe pse në fillim mendonte se do të bëhej baba i një djali.

Shkon në 350 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri 0 4

Procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecen me ritme të kënaqshme ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në vendin tonë janë kryer 350 mijë vaksinime.

Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një postim në mediat sociale.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 viktima nga Covid-19 në vendin tonë. Ndërkohë, janë shënuar 148 raste të reja nga 3008 testime.

Në total, në Shqipëri janë 24 888 qytetarë të infektuar me covid, 18 195 prej tyre janë në Tiranë.