Çdo 33 sekonda humb jetën një njeri, 2020-a viti më vdekjeprurës në historinë e SHBA! 0 37

Ky vit është më vdekjeprurësi në historinë e SHBA me vdekjet e përgjithshme që pritet të arrijnë në 3 milion për herë të parë, pasi viktimat e COVID-19 vazhdojnë të rriten me ritme rekord, çdo 33 sekonda humb jetën një njeri.

Numrat paraprakë nga, bazuar në të dhënat javore, sugjerojnë që SHBA është drejt shifrës 3.2 milion vdekje totale këtë vit.

Më shumë se 2.9 milion kanë vdekur tashmë nga të gjitha shkaqet në SHBA këtë vit, tregojnë të dhënat paraprake.

Vdekjet zakonisht rriten me rreth 20,000 deri 50,000 çdo vit, kryesisht për shkak të plakjes dhe rritjes së popullsisë së kombit.

Numri i të vdekurve për vitin 2020 potencialisht mund të shkojë edhe më i lartë pasi të llogariten të gjitha viktimat nga ky muaj./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vritet një tjetër person me ngjyrë në SHBA, shpërthejnë protesta në Mineapolis 0 9

Në periferi të qytetit Mineapolisit të SHBA-së gjatë natës shpërthyen protesta pasi një oficer policie qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë. Më 11 prill, policia hodhi gazlotsjellës ndaj qindra njerëzve të mbledhur jashtë stacionit të policisë në qytetin e Brooklyn Center, në veriperëndim të Minneapolis.

Protestuesit qëlluan me gurë dy automjete të policisë. Departamenti i Policisë tha se oficerët ndaluan një burrë për shkelje të rregullave të trafikut, para se të zbulonin se ndaj tij kishte një urdhër arresti.

Sipas njoftimit, kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe u largua. Një oficer më pas qëlloi shoferin, i cili udhëtoi disa blloqe para se të përplaset me një automjet tjetër. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Burri është identifikuar nga të afërmit si 20-vjeçari, Daunte Uright. Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, tha se ai ishte “duke vëzhguar nga afër situatën” dhe po lutej për familjen Ëright.

Në këtë vend gjithashtu po mbahet gjykimi ndaj një ish-oficeri, Derek Chauvin, i cili po gjykohet për vrasjen e një njeriu me ngjyrë, George Floyd. Oficeri është arrestuar gati një vit më parë.

Floyd, 46 vjeç, u vra gjatë një arrestimi në Minneapolis në muajin maj 2020, duke shkaktuar protesta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër brutalitetit të policisë.

Polici u pa në një video duke bërë presion me gju në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani gulçonte dhe ankohej vazhdimisht se “nuk mund të marrë frymë”.