Buxheti 2021/ Rama: Vaksina antiCovid falas, por jo e detyrueshme! Na marrshin të keqen kush thotë që… 0 50

Kryeministri Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se buxheti i vitit 2021 është buxheti që ju vjen në ndihmë familjeve në nevojë.

Ndërsa duke folur për vaksinën anticovid Rama u shpreh se ajo do të jetë falas por jo e detyrueshme.

“Buxheti i vitit të ardhshëm jep mbështetje financiare për ata që janë në nevojë, familjet në ndihmë ekonomike do të marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Mjekët, infermierët, gjithë bluzat e bardha do të kenë një rritje të qenësishme të pagës së tyre, po të kthehemi në kohë para 7 vitesh, infermierët paguheshin me 36000 lekë.


“Po bëjmë luftë për të garantuar vaksinimin falas, nuk do të jetë e detyrueshme por këdo që dëshiron të vaksinohet ajo do të jetë falas. Mbani parasysh që do vijojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit, që i humbën ato nga tërmetet. Mbani parasysh shkollat, i keni parë që janë shkolla pa asnjë dallim me ato në Europë, pavarësisht se ku ndodhen”,- tha ai.
Rama shtoi se: “Kush i thotë kësaj qeverie që është qeveri pakice e 10 oligarkëve e të pasurve i merr të keqen, sepse e kundërta është e vërtet. Është dashur të vijë kjo shumicë para 7 vitesh e 2 muajsh të ulet në tryezë që të bëjë detyrën që të pasurit të paguajnë më shumë e ata që fitojnë pak të paguajnë më pak. Kush thotë që në Shqipëri e mori flama biznesi ne vogël nuk dinë cfarë flasin…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Chelsea me një këmbë në gjysmëfinale, por Porto ëndërron një tjetër “mrekulli” në Champions 0 7

Me kualifikimin në dorë pas fitores 2-0 në ndeshjen e vajtjes të luajtur në transfertë, Chelsea pret i qetë sfidën e dytë kundër Portos. Blutë e Londrës kanë në anën e tyre të gjitha parashikimet, por eksperienca e detyron Thomas Tuchel të mos i besojë ato. Tekniku gjerman pret një ndeshje të vështirë, megjithëse nuk e fsheh optimizmin se skuadra e tij mund të shkojë deri te trofeu i Champions. “

Ne kemi në mëndje gjysmëfinalen dhe më pas finalen. Isha i qartë sepse nuk kemi agjë për të fshehur. Chelsi mund të fitojë çdo ndeshje dhe trofe. Është ndërtuar për këtë. Por nuk mund të flemë me ëndrra. Asgjë nuk është vendosur dhe për t’u kualifikuar duhet të fitojmë sërish me Porton dhe kjo nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Tuchel që me përjashtim të Kovacic ka në dispozicion të gjithë futbollistët e tjerë.

Humbja në shtëpi ka ulur ndjeshëm kuotat e Portos, por nuk është dorëzuar Sergio Conceicao. Tekniku portugez beson te një tjetër sipërmarrje të madhe si ajo kundër Juventus në fazën e 1/8. “Kemi treguar se mund të kalojmë sfida të vështira. Kjo bindje na vjen nga puna që bëjmë çdo ditë. Kemi besim. E dimë që do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”, ka thënë Conceicao, që për këtë ndeshje i kthehen në dispozicion Sergio Oliveira dhe Taremi, dy titullarët që munguan në sfidën e vajtjes. Ashtu si një javë më parë, ndeshja mes Chelsea dhe Porto do të luhet në stadiumin e Sevilla./BW