
Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama bërë sot në parlament mbi pr/buxhetin e vitit 2021. Tabaku shkruan se kreu i qeverisë tallet me shqiptarët duke premtuar sërish shëndetësi falas.
Për Tabakun ky buxhet është buxheti i mashtrimeve elektorale, që nuk punon për shqiptarët.
“Buxheti 2021 do të jetë akoma më keq për shëndetësinë, për arsimin, për infrastrukturën publike, për të papunët, për ata me ndihmë ekonomike, për familjet që nuk kanë akoma një shtëpi nga tërmeti, për profesionistët, për biznesin.
Ky është një buxhet që nuk mbështet rritjen ekonomike, nuk mbështet zhvillimin, por i çon paratë në pak xhepa që kanë lidhur kontot e tyre bankare me fatin e Edi Ramës në pushtet.”- tha Tabaku. /BW