Britania e Madhe raporton 30 raste mpiksjeje gjaku 0 9

Në Britaninë e Madhe janë injektuar 18 milionë vaksina AstraZeneca – autoritetet raportojnë 30 raste të mpiksjes së gjakut. Në Gjermani, të rinjve u rekomandohet të përdorin vaksinë tjetër për dozën e dytë.

Në Britaninë e Madhe, nga më shumë se 18 milionë vaksinime me AstraZeneca, janë raportuar gjithsej rreth 30 raste të mpiksjes së rrallë të gjakut. Kjo u njoftua nga Agjencia Britanike e Medikamenteve MHRA në një informacion aktual. “Rreziku për të pasur këtë lloj të veçantë të mpiksjes së gjakut është shumë i vogël”, thotë MHRA. Deri tani – nga 24 marsi – janë njoftuar 22 raste të trombozave të venës cerebrale që kanë ndodhur gjithashtu në Gjermani dhe tetë lloje të tjera trombozash.

Në një dokument tjetër të agjencisë renditen gjithsej 24 raste të trombozës së venës cerebrale. Ky ndryshim është për shkak të faktit se dokumenti përfshin edhe trombozat, që nuk janë shkaktuar nga një numër i pamjaftueshëm i trombociteve të gjakut. “Në bazë të këtij studimi në vazhdim, përfitimet e vaksinimeve kundër Covid-19 janë akoma më të mëdha se rreziqet”, shkruajnë ekspertët e MHRA.

STIKO rekomandon ndryshime të reja të vaksinimit

Në Gjermani, ministrat e Shëndetësisë të landeve dhe të federatës vendosën të martën që vaksina AstraZeneca t’u injektohet vetëm personave të moshës 60 vjeç e lart. Më të rinjve ajo mund t’u injektohet, kur ata e marrin vetë parasysh rrezikun dhe pas bisedës sqaruese me mjekun.

Dje, Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit i Gjermanisë (STIKO) rekomandoi një vaksinë tjetër për dozën e dytë te të rinjtë, pas një vaksinimi të parë me AstraZeneca. Sipas kësaj, personave nën moshën 60 vjeç duhet t’u bëhet një vaksinë mARN në vend të dozës së dytë AstraZenecas pas dymbëdhjetë javësh. Vaksina mARN janë vaksinat e BioNTech/Pfizer-it ose Modernas./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

’Sondazhe në tre pas mesnate’’, Rama publikon videon humoristike me dy aktorët shkodranë: E dona shumë e dona 0 7

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video humoristike për një mesazh për të votuar kandidaten e PS në Shkodër, Edona Bilalin.

Në video shfaqen dy aktorë humori shkodranë, Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari, njëri me flamurin e PD e tjetrin të PS, dhe një telefonatë i zgjon në orën 3 të mëngjesit për sondazh.

Burri nuk i jep përgjigje pasi thotë se nuk i tregon as gruas së tij për kë voton. Më pas çifti thotë se do një vajzë, dhe emrin t’ia vendos e dona, si Edona Bilali e PS.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES 😊
E dona shumë e dona😍
Ditë të mbarë🙏


 

 

 

 

Presidentja e KE jep në gjuhën shqipe lajmin: Në maj-gusht, BE sjell në Shqipëri 145 mijë vaksina Pfizer 0 6

Në muajin maj, Bashkimi Europian fillon shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi u bë në disa gjuhë të Ballkanit, përfshirë edhe gjuhën shqipe, nga shefja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në rrjetin social “Twitter”.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Rames. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan ne komentin e saj gjuhen shqipe Von Der Leyen.

Më herët, ishte Austria që shërben si vend që koordinon dërgimin e vaksinave në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e një mekanizmi të BE-së për ndarje të vaksinave, që bëri të ditur se në Ballkanin Perëndimor do të dërgohen 651,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Autoritetet e Vjenës thanë se kjo dërgesë mund të pasohet edhe nga të tjerat.