Britania e Madhe në alarm pas variantit të ri të COVID, Norvegjia pezullon fluturimet 0 15

Pas alarmit që ka mbërthyer Britaninë e Madhe se aty është shfaqur një formë e re koronavirusi, një tjetër vend pezullon fluturimet me këtë shtet. 

Bëhet fjalë për Norvegjinë. Kjo e fundit do të pezullojë fluturimet për 48 orësh për shkak të këtij shqetësimi.

Kujtojmë se disa shtete europiane kanë njoftuar ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe, pas këtij lajmi, në mënyrë të tillë që të frenohet përhapja e mutacionit të ri të COVID-19./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfunduan në spital pas helmimit nga gazi propan, si paraqitet gjendja shëndetësore e 4 nxënësve të shkollës private në Tiranë 0 6

Katër nxënësit që u helmuan nga rrjedhja e gazit dhe përfunduan në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ nga shkolla private ku ndodhi dhe incidenti, deklaroi se nxënësit që janë ndjerë keq u transportuan si fillim tek Spitali i Traumës, më pas u dërguan në QSUT. Po ashtu ajo pohoi se pavarësisht se kishin kaluar rreth 2 orë nga ngjarja, ende në ambientin përreth ndihej era e gazit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i rrjedhjes në sistemin e ngrohjes të gazit propan nxënësit kanë pasur dhimbje koke dhe më pas të vjella. Sapo mësuesit kanë parë se fëmijët nisën të ndiheshin keq, kanë njoftuar urgjencë, e cila ka dërguar disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Kjo shkollë u hap në vitin 2010.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

Detajet/ Rrjedhja e gazit në shkollën private në Tiranë, nxënësit me të vjella dhe dhimbje koke 0 3

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në një shkollë private, ku ka pasur rrjedhje gazi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes kanë pasur dhimbje koke dhe të vjella, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar në spital. Si pasojë e ngjarjes është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)