
Analisti Mentor Nazarko në një lidhje liven nga Kosova për ”News24” ka komentuar dorëheqjen e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit.
Nazarko thotë se tashmë do ketë një boshllëk institucional tashmë dhe një rast të paprecedent pasi vendi do të ngelet pa President.
Për më tepër Nazarko thotë se procesi i mbrojtjes në Hagë do të zgjasë për shkak të mënyrës se si funksionon drejtësia ndërkombëtare si dhe listës së gjatë.
Sa për listës, analisti thekson se aty nuk janë vetëm Thaçi, Selimi, Krasniqi dhe Veseli po më shumë se 10 pasi janë publikuar vetëm ata që kanë poste institucionale zyrtare.
”Do të krijohet një boshllëk institucional. Do të jetë një precedent në Kosovë. Do jetë e vështirë për t’u zgjidhur.
Lista ka qenë e gjatë, ndoshta ka qenë edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Nuk dihet akuza që rëndon mbi të. I vetmi tregues indirekt i asaj është raporti i Dick Martit që ka shërbyer si dokument promotor dhe që u bë dhe një rezolutë në Këshillin e Europës, dhe ky raport flet për përgjegjësi kolektive të UÇK, pastaj udhëheqësit që u ndanë në parti. Njëri apo tjetri kanë përgjegjësira të diferencuara, sipas asaj që është përpjekur, asaj teoremës që ka prokuroria speciale. E gjej të vështirë që kjo akuzë të qëndrojë, veçanërisht për një grup kaq të madh udhëheqësish. E para në një kuptim UÇK, nuk ishte ushtri që kreu lufte mbi bazë ideologjie sepse nëse do ishte kështu perëndimi nuk do bashkëpunonte. Mbahet si lëvizje guerrile, një nga më të suksesshmet, vullnetare, dhe më pas u bashkua me këmbësorinë e NATO-s.
Kjo teoremë vështirë të mbrohet. Mund të ketë patur krime të veçanta, që janë kryer në situata si lufta ku populli kosovar ka humbur mbi12 mijë njerëz në pak kohë. E vështirë që UCCK të ketë qenë ideatore dhe ekzekutore kundër popullsisë serbe. /BW