Boris Johnson paralajmëron britanikët: Masa më të rrepta do të vijnë javët në vijim në disa pjesë të vendit 0 16

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar qytetarët e tij se në disa rajone javët në vijim do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese.

Johson thotë se një prej masave mund të jetë vijimi i mbylljes së shkollave, teksa këto masa do të vijnë pasi kurba e rasteve dhe viktimave nuk njeh ulje, por vetëm rritje.

Britania e Madhe ka zbuluar dy variante të reja të COVID-19, dhe i pari rezulton se është shumë më tepër i transmetueshëm. Prej fillimit të dhjetorit Britania e Madhe ka filluar vaksinimin, por duket se varianti i ri është më i shpejtë se autoritetet./balkanweb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Raporti i Eurostat/ Basha: Rama në 8 vite dështoi në gjithçka, shkatërroi ekonominë dhe detyroi të rinjtë të ikin nga vendi 0 5

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe ka detyruar të rinjtë të ikin nga vendi.

Duke iu referuar raportit të EUROSTAT, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv, Basha shkruan se ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.
Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”, shkruan Basha.

foto galeri

foto galeri

 

 

 

 

 

 

Përfunduan në spital pas helmimit nga gazi propan, si paraqitet gjendja shëndetësore e 4 nxënësve të shkollës private në Tiranë 0 6

Katër nxënësit që u helmuan nga rrjedhja e gazit dhe përfunduan në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ nga shkolla private ku ndodhi dhe incidenti, deklaroi se nxënësit që janë ndjerë keq u transportuan si fillim tek Spitali i Traumës, më pas u dërguan në QSUT. Po ashtu ajo pohoi se pavarësisht se kishin kaluar rreth 2 orë nga ngjarja, ende në ambientin përreth ndihej era e gazit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i rrjedhjes në sistemin e ngrohjes të gazit propan nxënësit kanë pasur dhimbje koke dhe më pas të vjella. Sapo mësuesit kanë parë se fëmijët nisën të ndiheshin keq, kanë njoftuar urgjencë, e cila ka dërguar disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Kjo shkollë u hap në vitin 2010.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)