“Boll më”! Basha publikon të dhënat e Eurostat: Koha për ndryshim, shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta! 0 49

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas të dhënave të publikuara nga Eurostat, ku rezultonte se PPB-ja për frymë e Shqipërisë në vitin 2019 ishte sa 31% e mesatares së BE-së, duke e renditur kështu vendin tonë me potencialin ekonomik më të dobët në Europë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thekson se është koha për ndryshim dhe, sipas tij, shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta.

“‪Vitin e kaluar shqiptarët ishin më të varfërit në Europë. Edhe gjatë pandemisë ata patën ndihmën më të ulët në rajon nga qeveria, çka ka çuar në rritje të varfërisë dhe pamundësisë për shumicën.Boll më! Është koha për ndryshim. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për ta”, shkruan Basha.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.