Bllokohet rruga ”Myslym Shyri”, protestuesit nxjerrin përpara koshat e mbeturinave dhe i vënë flakën 0 42

TIRANA

Rruga ”Myslym Shyri” në Tiranë është bllokuar totalisht për automjetet prej protestuesve. Ata kanë nxjerrë përpara automjeteve koshat e mbeturinave duke i vendosur edhe flakën.

Protesta do të vijojë tek Drejtoria e Policisë teksa duket se protestuesit kanë nisur një rrugëtim në gjithë Tiranën duke shkaktuar dëme.

Më parë është protestuar tek kryeministria, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës si dhe sheshi ”Skënderbej”.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 3

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.