Bleona: Kanë aluduar meqë janë zgjedhjet, do të kthehem në Shqipëri dhe të bëhem ministre 0 45

Këngëtarja Bleona Qereti ishte në qendër të medivae shqiptare ditët e fundit për shkak të angazhimit të saj në fushatën e presidentit të SHBA Donald Trump, i cili kërkoi një mandat të dytë por nuk ia doli.

Në një lidhje drej nga SHBA me emisionin “PolitikON”, Bleona ka thënë se shumë njerëz në Shqipëri kanë aluduar se meqë pas 6 muajsh janë zgjedhjet, ajo do kthehet për t’u bërë ministre.

“Unë nuk kam aspirata politike. Shumë njerëz kanë aluduar meqë janë zgjedhjet, do të kthehem në Shqipëri për 6 muaj që të bëhem ministre. Dihet tashmë që unë çohem shumë vonë nga gjumi dhe nuk mund të kem një punë 9 me 5.

Vazhdoj t’i qëndroj pas faktit se administrata Trump ka bërë një punë të mrekullueshme dhe mesazhi im ka qenë për shqiptarët që jetojnë në SHBA. Unë jam shumë krenare që komuniteti shqiptar është integruar në SHBA”, tha ajo./NewsBomb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

UPS! Fationi s’i paska punët mirë me Melisën, ÇUDIT me deklaratën e tij: Do ta pështyja… 0 5

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Fation Kuqari ka dhënë së fundmi një intervistë për “Glamour Zone”, me Ester Bylykun. Ai bëri një deklaratë të fortë për Melisën, teksa u shpreh se do ta pështynte në fytyrë.

“Konkurrentja që sot do ta pështyja në fytyrë është…”, i tha moderatorja. Fationi u përgjigj pa hezituar, duke thënë “Flokëkuqja”, pra Melisa.

-640-0-603778d3cb284.jpg

 

Kujtojmë se që pas daljes nga emisioni, Fationi ç’nuk ka thënë për ish-konkurrenten. Sipas ish-konkurrentit, Melisa është mashtruese, mendjelehtë, dinake dhe se e ka marrë famën nga takimet e tij me të.

Aksident me pasoje vdekjen… 0 2

Pasditen e sotme ne autostraden Durres Tirane, prane mbikalimit te Fllakes ka ndodhur nje aksident rrugor.

Burime prane redaksise se Albania report treguan se ne momentet e para pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit E.B ka ndaluar mjetin dhe eshte vendosur ne ane te rruges duke pritur ambulancen dhe forcat e policise.

Te pranishmit te cilet e pane ngjarjen nga fillimi pohojne me ngasherim se ishte dicka e tmerrshme per tu pare, aq me pak qe trupi i kembesorit i cili gjeti vdekjen ne kete aksident dergjej pertoke, pa ju afruar dhe pa e prekur njeri deri ne momentin qe ne vendngjarje mberriten forcat e policise.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2021, në orën 14:55, në autostradën Durrës-Tiranë, tek mbikalimi i Fllakës, një mjet me drejtues shtetasin E. B., 52 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/albaniareport.al