“Blasfemi me përgjegjësi morale”, Kristiani flet gjerë e gjatë për çështjen e çajit Matcha 0 32

Pak ditë më parë, në njërën prej puntatave të “Për’puthen” nisi një debat i ashpër mes konkurrentit Kristian Marcinaj dhe opinionistit Arjan Konomi.

Kjo erdhi si pasojë e asaj që përmendi Sara në takim me Erlindin, “çajin që tërbon djemtë.”

Opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin se u jepte konkurrentëve drogë, ndërsa ky i fundit tha se është thjesht çaj.

Debati ka vazhduar edhe në rrjete sociale dhe reagimet e publikut kanë qenë të shumta.

Për këtë çështje, vetë Kristiani ka folur gjerë e gjatë sonte në llogarinë e tij në Instagram, duke u përpjekur të mbrojë me çdo kusht dinjitetin e tij.

Ish-konkurrenti, i cili tashmë ka vendosur të largohet nga emisioni, tregoi se ishte futur në “Për’puthen” vetëm për të gjetur dashurinë dhe asnjëherë për të konkurruar opinionistin.

Gjatë fjalës së tij, ai tregon se e gjithë kjo që ndodhi është blasfemi me përgjegjësi morale, ndërsa akuzon Arjanin se po keqpërdor “pushtetin” e tij.“I nderuar publik,

Si fillim ju falenderoj shumë për mesazhet pozitive dhe gjithashtu për ato kritika nga të cilat mund të rritem. Perfeksion në një qenie njerezore nuk kemi dëshmuar ndonjëherë pasi njeriu në esencë është një bashkim dobësie dhe fortësie ama qellimi është që sëbashku ta mbështesim dhe ta edukojmë njeri tjetrin që të zhvillohemi.

Në emisionin Përputhen unë hyra për ta gjetur dashurinë dhe jo për të konkuruar me Opinionistin. Fundja të jesh Opinionist nuk është ndonjë status kushedi se çfarë sepse vetë opinioni në thelb nuk është tjetër përveçse një gjykim apo një besim personal i pabazuar në prova.

Për një djalë të ri me ambicie për të përparuar në jetë nuk është e lehtë që të marri një akuze të tillë publike si shitës i lëndëve narkotike. Kjo është nje blasfemi me përgjegjësi morale.

Në jetë na ka ndodhur shumë shpesh që të persekutohemi jo sepse jemi të dhunshëm, as nga forca fizike por nga fuqia e argumentit dhe gjuhës së etikes. Ky fenomen më preku dhe mua me z. Arjan. Dhe nëse analizojmë sadopak, ajo që më ndodhi mua nuk më ndodhi vetëm mua por ju ndodhi dhe juve. Nuk është një ngjarje individuale është një incident kolektiv. Cenimi i lirisë së fjalës!

Z. Arjani si individ me pushtet brenda platformes në vend që të luante rolin fisnik dhe babaxhan e të përcjelli nuanca prinderimi dhe një shëmbull për ne dhe teleshikuesit, ai po e keqpërdor “pushtetin” e tij duke synuar futjen në humnerë mediatike të shumë potencialeve rinore duke e kthyer protagonizmin tonë në nivel tërësisht personal. Cili ishte produkti i “pushtetarit” z.Arjan? Nxjerrja me trupërojat e Top Channel të një të riu vetem sepse kishte argumentat. Çfarë bëra unë që të nxirrem jashtë nga programi në atë mënyrë? Nxorra ndonjë armë? Dhunova ndonjë rregullore të programit? Apo thjeshtë kisha argumenta që mund të lëkundin opinione?

Në jetë nuk ngrihet askush duke synuar uljen apo poshtërimin e të tjerëve dhe duhet ta kuptojme që edhe njerezit e rëndësishëm dhe me pozita gabojnë. Këta individë, po ashtu mund të kenë mllefe dhe inate që mund t’i dëmtojnë të tjerët, dhe në rastin konkret mua dhe Erlindin.

Nuk lejoj asesi blasfemi të tilla të pahijshme kundrejt meje.”- ka sqaruar Kristiani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kush ia ka “vjedhur” zemrën pas ndarjes nga Bora Zemani?! Zbulohet lidhja prej dy vitesh e Vin Velit 0 2

Dj i njohur shqiptar Vin Veli ka zbuluar së fundmi se ka dy vite që është i lidhur me një tjetër vajzë pas ndarjes nga moderatorja Bora Zemani me të cilën ka një djalë, Arborin. Në emisionin “Dola te Ola”, Vin Veli ka zbuluar se partnerja e tij nuk ka dëshirë të bëhet publike sepse nuk i përket botës së artit apo të medias. “Jam në një lidhje prej dy vitesh. Nuk e kam bërë publike. Ajo nuk është pjesë e fushës së artit apo medias. Është pjesë e juridikut dhe për momentin nuk jetojmë bashkë. Shpresoj që në të ardhmen të ndodhë kjo gjë”, tha Veli ndër të tjera.

Meta i përgjigjet Ramës: Bablok, shqiptarët e dinë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë. Përgjigjen e merr më 25 prill 0 1

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me incidentin e ndodhur në Kavajë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri, një nga aktivistët e Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni.
Në lidhje në rastin në fjalë, Rama tha se incidenti s’ka prapavijë politike dhe shtoi se autori, Ndriçim Jonuzi (Tahiri) është militant i PD.

Por në një foto, të publikuar nga presidenti, autori, së bashku me dy personazhet që dyshohet se kanë qenë në pranishëm në ngjarje, Markel Shtylla dhe Dorjan Troplini, shihen në duke drekuar së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavjaës Redian Krali dhe funksioanrë të tjerë të PD në Kavajë.

Sakaq, Meta i shtron disa pyetje kryeministrit ku i rendit disa nga skandalet që është përfolur PS ndër vite dhe i shkruan: “Unë do të shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri”.

 

 

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?
Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?
Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më

25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!”, shkruan Meta.