Bino: Hiqen ritestimet, pas 14 ditësh personat me Covid 19 nuk infektojnë më! 0 24

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino gjatë daljes për mediat ku u njoftuan masat e reja anticovid, bëri me dije se personat që dalin njëherë pozitvë me Covid 19 nuk ritestohen më pas 14 ditësh.

Ajo tha se studimet e fundit kanë treguar se këta persona nuk infektojnë më.

“Kemi hequr ritestimet, pas ditës së 14 nuk ka më aftësi transmetueshmërie viruesi”,- sqaroi Bino.

“Duam të fusim testin e shpejtë që kap antigjenin, pra, identifikon virusin. Kjo do sjellë ulje të kohës, maksimumi i daljes së këtij testi është 40 minuta. Kryhet edhe pranë mjekut të familjes, rriten kapacitetet e testimit”,- shtoi ajo. /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

557 raste të reja dhe 12 viktima nga Covid gjatë 24 orëve të fundit 0 1

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë zbuluar 557 raste të reja me koronavirus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje, 16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit 12 qytetarë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë. 32 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.

 

Capital T e thumboi -“Ma reper se ti është Lori” pas Mozzik reagon Loredana 0 6

Capital T ishte i ftuari i fundit i emisionit Gjoni Black, emision i moderuar nga Meriton Mjekiqi dhe nga i cili jo rrallë herë lindin pakënaqësi mes reperave të njohur.

Pas intervistës së gjatë, ashtu siç e do zakoni i emisionit, Kapo këndoi disa freestyle dhe një frazë e tij u interpretua si “thumb” për Mozzik.

E themi këtë pasi ai u shpreh: “Ma reper se ti është Lori”.

Kaq mjaftoi që fansat të aludojnë se mes dy reperave ka pakënaqësi dhe siç këtë detaj e vuri re edhe Mozzik.

Ky i fundit postoi një foto në të cilën shkruhet “Hustle baby hustle”, foto që u interpretua si një përgjigje për Capital T, si për t’i treguar që është nxituar.

Screenshot_1.png

 

Mirëpo edhe Loredana s’ka qëndruar duarkryq, pasi ajo e ka hequr nga Instagrami Kapon, ndërsa ky i fundit i ndjek të dy.