Biden betohet si President i SHBA, Bushati: Moment i rëndësishëm për stabilitetin demokratik në rajon 0 40

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden merr sot zyrtarisht detyrën duke u betuar si president i 46-të i vendit. Për ish ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë dhe rajonin, “që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, duke pasur në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për stabilitetin demokratik në Shqipëri dhe rajon”.

Duke sjellë në vëmendje përkrahjen dhe ndjeshmërinë e Biden për rajonin e veçanërisht Kosovën, Bushati shprehet se kjo lidhje e tij me rajonin, sikundër dhe e ekipit përgjegjës për politikën e jashtme dhe të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, janë inkurajuese për një vëmendje të shtuar të SHBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për një bashkëveprim më të ngushtë me BE-në, duke e konsideruar procesin e transformimit të Ballkanit dhe anëtarësimit në BE, një punë të papërfunduar.

Ai shton se ripërtëritja e aleancës euro-atlantike, rikthimi aktiv i SHBA-vë në disa nisma të rëndësishme shumëpalëshe pritet të marrë përparësi me administratën Biden, duke e konsideruar vitin 2021 një vit interesant për të testuar edhe ndërveprimin e SHBA-ve me vendet e G7.

 

 

Postimi i plotë:

Sot është një ditë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbarë botën. Fituesi i zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden, merr zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i vendit. Ai mori 306 vota elektorale dhe më shumë se 81 milion vota popullore, duke thyer çdo rekord të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Në klimën e polarizuar dhe aktet e dhunës që shoqëruan kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve, duket se sfida më e madhe politike për Presidentin Biden është normalizimi i mosmarrëveshjeve politike. Krahas stabilizimit të brendshëm, kjo sfidë ka të bëjë edhe me forcën tërheqëse të modelit që përfaqësojnë SHBA-të në botë.

Si pasojë e Pandemisë COVID-19, bota është në dhëmbët e krizës më të rëndë që ka përjetuar që prej Luftës së Dytë Botërore. Në planin ndërkombëtar, SHBA-të mbeten aktori më i fuqishmëm. Kina është një konkurrent gjithnjë e më sfidues, me të cilën SHBA-të do të përballen në një rivalitet më së shumti teknologjik. Nga ana tjetër, ndikimi i Rusisë, kryesisht në kufijtë e NATO-s, rikthen vëmendjen për një angazhim të strukturuar me të.

Në këtë kontekst, ripërtëritja e aleancës euro-atlantike, sikundër rikthimi aktiv i SHBA-vë në disa nisma të rëndësishme shumëpalëshe pritet të marrë përparësi me administratën Biden. Viti 2021 do të jetë interesant për të testuar edhe ndërveprimin e SHBA-ve me vendet e G7. Gjermania dhe Japonia, dy aleatë të pazëvendësueshëm të SHBA-ve, respektivisht në Europë dhe Azi, tradicionalisht të njohura për qëndrueshmërinë e tyre, janë përfshirë në proceset e ndryshimit të drejtuesve politik.

Për fatin tonë të mirë, rajoni ynë nuk është i huaj për Presidentin Biden. Përkundrazi! Krahas njohurive të thella për rajonin, ai ka edhe një lidhje shpirtërore, veçanërisht me Kosovën. Do të mbetet gjithnjë e pashlyer në memorien time – teksa shoqëroja kryeministrin Rama në takimin me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë, më 14 Prill 2016, – ndjeshmëria e Zëvendës Presidentit Biden për historinë e dhimbshme të Ballkanit dhe angazhimi i tij për paqen dhe transformimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Pikërisht, kjo lidhje e tij me rajonin, sikundër dhe e ekipit përgjegjës për politikën e jashtme dhe të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, janë inkurajuese për një vëmendje të shtuar të SHBA-ve në rajonin tonë dhe për një bashkëveprim më të ngushtë me BE-në, duke e konsideruar procesin e transformimit të Ballkanit dhe anëtarësimit në BE, një punë të papërfunduar. Për ne, ky është një moment i rëndësishëm që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, duke pasur në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve për stabilitetin demokratik në Shqipëri dhe rajon.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh 0 4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan:

“ Gëzuar Bajramin!

Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë!

Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje! “, thekson Veliaj.

Postimi i plotë: