“Besimplotë!” Pëllumb Pipero: Vaksina kundër Covid-19 do të vijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose fillim të janarit! 0 19

Lajme të mira në horizont! Mbrëmjen e sotme Pëllumb Pipero është shprehur optimist sa i takon ardhjes së vaksinës anti-COVID e COVAX në Shqipëri. Sipas tij, shteti jonë do e ketë atë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit.

I ftuar në “Real Story” ai tha se sasia e parë e vaksinave që do të vijnë nuk do të jetë për të gjithë, por vetëm për personat më të rrezikuar.

“Kam disa informacione që po punohet paralelisht me disa drejtime për ta marrë vaksinën njësoj me vendet e tjera të Europës dhe besoj se vaksina në Shqipëri do të vijë shumë shpejt, mendoj në fund të dhjetorit, fillimi i janarit. Nuk do jetë për të gjithë, por për atë fashën më vulnerabël, besoj do vijë shumë shpejt”, tha Pipero

Pipero tha se nëse kjo vaksinë është mbi 65 % efektive, është një medikament i mirë. Mes të tjerash ai tha se aplikimi i saj bëhet në dy doza, ndërkohë që në këtë kohë qytetari duhet të ketë kujdes, pasi duhet kohë që të krijohen antitrupat.

“Të gjithë kemi menduar, dhe besojmë se zgjidhje për situatën e pandemisë është vaksina. Të gjitha masat e tjera ndihmojnë në parandalimin e pandemisë. Vaksina i jep zgjidhje. Edhe pse kam thënë se; nuk e pres mrekullinë nga vaksina. Krahas vaksinimit të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, pasi vaksina ka hapat e saj për t’u aplikuar. Ka dy intervale. Menjëherë pas aplikimit të parë nuk do të thotë se krijon imunitet. Dhe pas vaksinimit të 2-të, duhen dy javë që të krijohen antitrupat. Lajmi për prodhimin apo aprovimin e vaksinës nuk është i papritur. Specialistët ishin të bindur se para fundit të këtij viti ishin të bindur se do të dilte një vaksinë efikase. Koha për tu aplikuar nevojitet. Bazuar në teknologjinë e re, shkenca është e përparuar. Në testimet vullnetare, në efektet të paketa anësore, flasim për efekte minimale. Duhet t’i lihet koha nëse do të ketë dëme më të mëdha, pasi është efektive. Është një relaksim për botën mjekësore, por dhe për qytetarët në mbarë globin. Në një kohë rekord kemi një armë efektive masive, për të parandaluar përhapjen e covid.”, tha Pipero.//Iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfunduan në spital pas helmimit nga gazi propan, si paraqitet gjendja shëndetësore e 4 nxënësve të shkollës private në Tiranë 0 6

Katër nxënësit që u helmuan nga rrjedhja e gazit dhe përfunduan në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ nga shkolla private ku ndodhi dhe incidenti, deklaroi se nxënësit që janë ndjerë keq u transportuan si fillim tek Spitali i Traumës, më pas u dërguan në QSUT. Po ashtu ajo pohoi se pavarësisht se kishin kaluar rreth 2 orë nga ngjarja, ende në ambientin përreth ndihej era e gazit.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i rrjedhjes në sistemin e ngrohjes të gazit propan nxënësit kanë pasur dhimbje koke dhe më pas të vjella. Sapo mësuesit kanë parë se fëmijët nisën të ndiheshin keq, kanë njoftuar urgjencë, e cila ka dërguar disa ambulanca në vendin e ngjarjes. Kjo shkollë u hap në vitin 2010.

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

 

 

 

Detajet/ Rrjedhja e gazit në shkollën private në Tiranë, nxënësit me të vjella dhe dhimbje koke 0 3

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në një shkollë private, ku ka pasur rrjedhje gazi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30, në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nxënësit si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes kanë pasur dhimbje koke dhe të vjella, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar në spital. Si pasojë e ngjarjes është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve.

 

 

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)