Bëmë mama të të ngjaj! I patë të gjitha nga festa, por jo kërcimin bombastik të Taynës me të ëmën! 0 55

Reperja e njohur Tayna ka festuar sot 24-vjetorin e saj të lindjes.

Që në mesnatë, Tayna ka organizuar një super festë ditëlindjeje për të pritur ditën e saj të shënuar, ku ka mbledhur të afërm dhe miq.

Pavarësisht se jemi në kohë pandemie, reperja s’e ka pasur aspak problem të thyejë rregullat dhe në rrjete sociale s’kanë munguar pamje nga festa.

Tayna u shfaq e veshur me një fustan të shkurtër rozë pas trupit, i cili gjithashtu i tregonte bustin.

I pamë thuajse të gjitha nga super festa, përveç kërcimit fantastik që ajo ka bërë me të ëmën, e cila duket në fakt si shoqja dhe jo si mamaja e reperes.

Ka qenë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ai që ka ndarë videon në rrjete sociale, të cilën Tayna e ka ripostuar më pas.

Kërcimin e tyre mund ta shihni më poshtë:

“Me 14 dhjetor u kriju kjo kryevepra k’tu. Çike sa 10 djem per familje e çike mas 7 djemve n’hip-hop. Çdo vit e ma shume update vetes e çdo dite e ma shume mirenjohese per gjithçka qe jom e kom. Urime festa jem e preferume!”- shkroi Tayna krahas fotos ku i uronte sot ditëlindjen vetes./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Thotë se kënga e re nuk është diss, por me pak fjalë Noizy godet gjithë reperët 0 5

Para disa ditësh, Noizy paralajmëroi se do të sillte një këngë të re dhe nga fjalët e tij u duk se bëhej fjalë për një tjetër diss.

“Do merrni mësim nga pedagogu”, shkroi Noizy disa ditë më parë përkrah një videoje të shkëputur nga kënga.

Edhe ditën e sotme para publikimit të këngës, reperi bëra disa postime në rrjete sociale që hapur dukeshin se ishin thumba për kolegët e tij.

Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e pritur këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Më në fund kënga është publikuar e plotë dhe Noizy ka shuar gjithë kuriozitetin e fansave. Si fillim ai ironizon gjithë reperët dhe më pas tregon se si arriti me shumë punë këtu ku është sot.

“Sillma 1 reper këtu që din me bo rep, me tregu 1 histori a diçka nga jeta e vet. Vetëm femna, femna femna, sa të dua puçi, puçi, edhe Gucci, Gucci, edhe grosha edhe sushi. S’di ça dreqin kanë këto tipa vetëm pytje, intervista hajde këtu t’ju jap lajmet”, shprehet Noizy në këngën e tij për kolegët.

Arriti “rekord” klikimesh, Don Xhoni bën kërkesën e pazakontë për “TikTok” 0 5

Reperi i njohur, Don Xhoni duket se po shijon kulmin e suksesit. Ai bëri namin në emsionin “Gjoni Black” të Meriton Mjekiqit, pasi freestyle “Make a pose” u bë mjaft virale në rrjet duke thyer kështu kufijtë.

Në TikTok u krijua një trend me këtë “freestyle”, ku persona të ndryshëm në botë publikonin video ku hapnin sfida me kërcimin e Don Xhonit.

Së fundmi, reperi ka publikuar një foto ku shihet numri i klikimeve të marra nga përdoruesit e këtij aplikacioni, plot 312 milionë dhe gjithashtu iu drejtua me një kërkesë “TikTok-ut”, duke i kërkuar me shaka paratë e tij.

“Tik Tok where is my money?”, ka shkruar Don Xhoni.