Bëhuni gati! Shumë shpejt mund të vijë bashkëpunimi i shumëpritur nga Elvana Gjata dhe Mozzik! Ky DETAJ ‘ndezi’ rrjetin! 0 43

Elvana Gjata është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

Edhe pse nuk është shumë aktive në Instagram sa herë që ajo poston diçka, përbën lajm.

Kemi gati një vit që s’kemi asnjë projekt të ri nga Elvana por pas fotove të fundit në Instagram jemi të sigurt që ajo po rikthehet.

Ajo ka ndarë disa foto ku ndodhet në studion e Albi Nakos por pa na dhënë më shumë detaje.

Disa aludojnë se ajo do të marrë pjesë te “Kënga Magjike” ndërsa disa të tjerë thonë që po pregatitet për një bashkpunimin të ri.

Ka qenë Mozzik ai që ka komentuar tek fotografia e Elvanës me një mesazh në dukje të koduar “Çuhet apo Quhet?”.

Epo nëse ky bashkëpunim do të realizohet, do ishte një lajm fantastik pasi të dy janë shumë të dashur për publikun dhe e padiskutueshme që kënga do bëhet hit.

z4.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

U pendua? Jasmina tregon të vërtetën për Andin dhe më pas e fshiu! 0 12

Jasmin Kadriu dhe Andi Artani u larguan disa ditë më parë nga “Për’puthen” me kushtin e vetëm të produksionit, që të vazhdonin njohjen jashtë.

Nisur nga postimet në Instagram, dyshja na la të mendonim se ata janë zyrtarisht çift e madje bashkëjetojnë në një shtëpi.

Pikërisht kur menduam se më në fund ish-konkurrentët gjetën qetësi e dashuri në krahët e njëri-tjetrit, Jasmina na ka lënë pa fjalë me postimin e fundit.

Bukuroshja brune ndau një video TikTok-u që përkthehet si një mesazh i hapur për Andin: “Ndreqa një zemër që nuk theva, më pas ata më thyen timen…”

Mos sapo na tha që ajo dhe i riu nga Kosova janë ndarë pasi ky i fundit e ka lënduar Jasminën?!
Kjo nuk dihet me siguri, por dimë të themi që ish-konkurrentja është penduar për këtë postim dhe e ka fshirë brenda pak minutash. Megjithatë Afterparty.al ka arritur ta sigurojë një screenshoot të postimit!

“Miliona euro u hodhën për blerje votash nga bandat kriminale”, Lefter Maliqi: Socialistët të ngrihen kundër këtyre hajdutëve, grabitën zgjedhjet 0 12

Deputeti Lefter Maliqi, në një deklaratë përpara parlamentit, ka vazhduar të hedhë akuza në drejtim të maxhorancës, në lidhje me procesin zgjedhor të 25 prillit.

Maliqi thekson se miliona euro janë hedhur për të blerë votat nga bandat kriminale, kurse shton se socialistët e ndershëm duhet që të ngrenë krye kundër këtyre hajdutëve, që sipas tij, kanë grabitur zgjedhjet.
Motoja e këtyre ka qenë që të marrin pushtetin me dhunë e me grykën e pushkës. Zgjedhjet u fituan nga organizata kriminale. Socialistët të ngrihen dhe të mbrojnë demokracinë. Miliona euro janë hedhur, nga bandat kriminale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Të ngrihemi kundër këtyre hajdutëve, që vohdnë shqiptarët e ndershëm, e këta nuk ishin zgjedhje të lira, por të grabitura nga Rilindja. Njerëzit e ndershëm duhet të ngrihen kundër banditëve që morën pushtetin me dhunë e me para, duke blerë popullin e varfër shqiptar”, u shpreh Maliqi.