Bëhuni gati për bombën e vërtetë, sepse bashkëpunimi i Taynës dhe Flor Mumajesit është gati! 0 42

Sa prej jush e kanë pritur një bashkëpunim si ky? Epo, dëshira u bë realitet dhe një super projekt po vjen!
Imagjinoni ç’bëhet kur Tayna dhe Flori Mumajesi bashkojnë forcat dhe punojnë bashkë për një këngë! Një perlë po vjen!

Menaxheri i vip-ave, Xhani Demika, ka treguar se projekti i tyre është gati dhe na garanton se ka për të qenë një hit!
Në fakt, u bëmë tepër kuriozë të dimë nëse do të jetë një baladë dashurie apo një këngë ritmike, megjithatë e sigurt që do të na pëlqejë!

“Nuk e di, kur të dalë 24 në 24 do e dëgjoj dhe pse e kam mësuar përmendësh.”- shkruan ai krahas postimit ku na shton edhe më shumë zilinë për ta dëgjuar këngën që tani.

Ky projekt bombë s’ka ende asnjë të dhënë më tepër. Nuk dihet muaji apo data e lançimit, titulli apo nëse do të realizohet gjithashtu një videoklip.
I bëjmë thirrje Taynës dhe Florit të nxitojnë, sepse fansat kanë kohë që e presin bashkëpunimin e tyre të parë dhe jemi të gjithë sy e veshë katër për këtë projekt.
Kur po bën namin ende pa u publikuar, imagjinojeni pak vetë ç’do të ndodhë kur të lançohet! Do bëhet nami!/iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 5

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.