Bëhuni gati! 2 reperët e famshëm shqiptarë po vijnë me një super bashkëpunim! 0 45

Kush mezi e ka pritur një bashkëpunim mes dy reperëve të njohur, stresi dhe Getinjo?

Lajmi i mirë është se nuk ka nevojë të presim më gjatë, pasi dëshira jonë është realizuar! Stresi dhe Getinjo kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe kanë punuar për një projekt që ka për t’u kthyer menjëherë në hit!

Vetë Stresi e ka dhënë këtë lajm të bukur në llogarinë e tij në Instagram, duke zbuluar edhe vijën melodike të këngës së re, teksa tregon se po bashkëpunon me Getinjon.

“Mushnu Men une dhe @getinjo Coming soon “ S’jom Dorzu” Emocion I madh per ket kong @badboyslabel #2eurogang @edlirbegolli”- shkruan Stresi krahas videos.

Edhe Getinjo ka zbuluar gjithashtu një pjesë të tekstit të këngës së tyre të re, “S’jom dorzu”, të cilën mezi po e presim.

“Dhimbjet qe ti jep jeta smun i ndal edhe nese i pi 100 brufena..
jeta e tille ta bon zemren me stenda ! 

https://cms.intv.al/538e8c64-6496-4563-8d76-bdca99ce8189″>1f4dd.svg

https://cms.intv.al/538e8c64-6496-4563-8d76-bdca99ce8189″>1f4dd.svg

 Coming soon…”- ka komentuar reperi krahas videos.

Epo, s’do shumë mend për t’u kuptuar që do të jetë hit e kaluar hitit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 7

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.