Befason Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, bën gati letrën e dorëheqjes! A do ta pranojë Presidenti Trump? 0 56

Sekretari i Mbrojtjes në Amerikë, Mark Esper, raportohet se ka hartuar një letër të dorëheqjes dhe po ndihmon anëtarët e Kongresit të hartojnë legjislacionin për të hequr emrat e gjeneralëve të Konfederatës nga bazat ushtarake.

Nuk është e pazakontë që sekretarët e Kabinetit të përgatisin letra pa datë të dorëheqjes gjatë një tranzicioni presidencial, duke i dhënë komandantit të përgjithshëm mundësinë për t’i zëvendësuar ato për një mandat të dytë.

Presidenti vendos nëse do të pranojë letrat e dorëheqjes dhe procesi zakonisht ndodh pasi rezultatet e zgjedhjeve të jenë të qarta.

Por zyrtarët e mbrojtjes thonë se Esper përgatiti letrën e tij sepse ai është një nga zyrtarët e kabinetit që pritet të largohet pas zgjedhjeve.Ndërsa mandati i tij mund të jetë në përfundim, Esper po ndihmon anëtarët e Kongresit të hartojnë legjislacionin që do të heqë emrat e liderëve të Konfederatës nga bazat ushtarake në një lëvizje që mund ta vërë atë më në kundërshtim me Presidentin Donald Trump.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.